Flash News

Bota

Kryeministri izraelit merr live vaksinën anti-Covid

Kryeministri izraelit merr live vaksinën anti-Covid

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mori sot vaksinën kundër koronavirusit në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv. Netanyahu u bë i pari izraelit dhe një nga udhëheqësit e parë botërorë që ka marrë dozën e parë të vaksinës së “Pfizer”.

 “Kjo është një ditë shumë e madhe për shtetin e Izraelit. Ne kemi përjetuar për gati një vit pandeminë më të keqe që njerëzimi ka njohur në 100 vitet e fundit dhe ky është fillimi i fundit.

Ne kemi sjellë miliona vaksina në shtetin tonë të vogël të Izraelit dhe të gjithë duhet të vaksinohen. Unë u kërkova që të vaksinohem i pari me Ministrin e Shëndetësisë Yuli Edelstein për të dhënë një shembull personal.
Unë mendoj se nëse e bëjmë këtë së bashku, ne do të mundim kurorën dhe më shpejt sesa njerëzit presin”, deklaroi Netanyahu.

Izraeli nesër do të fillojë vaksinimin e punonjësve shëndetësorë dhe të moshuarëve, dy prej grupeve më të rrezikuara nga pandemia e koronavirusit.

Të fundit