Flash News

Bota

Kryeministri izraelit shkon në Gjermani, synon të bindë fuqitë perëndimore të heqin dorë nga marrëveshja bërthamore me Iranin

Kryeministri izraelit shkon në Gjermani, synon të bindë

Izraeli ka kundërshtuar prej kohësh një ‘ringjallje’ të marrëveshjes së 2015-ës. Tre vendet evropiane që janë palë në marrëveshje, Gjermania, Franca dhe Britania ngritën "dyshime serioze" në lidhje me sinqeritetin e Iranit në rivendosjen e marrëveshjes.

Marrëveshja e vitit 2015, e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit, i dha Iranit lehtësim sanksionesh në këmbim të kufizimit të programit të tij bërthamor.

Në negociatat që po zhvillohen në Vjenë që nga prilli 2021 po kërkohet rivendosja e marrëveshjes, duke hequr sanksionet ndaj Teheranit dhe duke e shtyrë Iranin të respektojë plotësisht angazhimet e tij të mëparshme bërthamore.

Duke takuar kabinetin e tij përpara se të fluturonte për në Berlin, Lapid falënderoi këto tre fuqi për qëndrimin e mbajtur. Këto fuqi akuzuan Teheranin se "ka zgjedhur të mos e shfrytëzojë këtë mundësi kritike diplomatike", duke shtuar se "në vend të kësaj, Irani vazhdon të përshkallëzojë programin e tij bërthamor përtej çdo justifikimi të besueshëm civil".

Lapid i tha kabinetit të tij se Izraeli po kryen një fushatë të suksesshme diplomatike për të ndaluar marrëveshjen bërthamore dhe për të parandaluar heqjen e sanksioneve ndaj Iranit.

“Nuk ka përfunduar ende”, shtoi ai. “Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë, por ka shenja inkurajuese”.

Lapid, i cili po udhëtonte me zyrtarë të lartë të sigurisë, do të takohet me kancelarin Olaf Scholz, ministren e Jashtme Annalena Baerbock dhe presidentin Frank-Walter Steinmeier.

Burimi: France 24

Të fundit