Flash News

Bota

Kryeministri kanadez: Kina ka dhënë mijëra dollarë për të ndërhyrë në zgjedhje

Kryeministri kanadez: Kina ka dhënë mijëra dollarë për

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka akuzuar Kinën se është përpjekur për të ndërhyrë në zgjedhjet e vendit.

Trudeau akuzoi Pekinin se po luante "lojëra agresive" me demokracitë dhe se po synonte institucionet kanadeze.

Deklarata vjen pasi mediat lokale raportojnë se inteligjenca kanadeze identifikoi një "rrjet klandestin" të kandidatëve të mbështetur nga Pekini në zgjedhjet e fundit.

Të paktën 11 kandidatë u mbështetën nga Kina në zgjedhjet federale të vitit 2019, thonë zyrtarët kanadezë.

Duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të inteligjencës, transmetuesi lokal Global Neës raportoi se Pekini kishte dhënë fonde për kandidatët dhe se operativët kinezë kishin vepruar si këshilltarë të fushatës për shumë kandidatë.

Në një rast, financimi prej 250,000 dollarë kanadezë u drejtua përmes zyrës së një deputeti provincial me bazë në Ontario.

Gjithashtu u bënë përpjekje për të "kooptuar dhe korruptuar" ish-zyrtarët kanadezë në një përpjekje për të fituar ndikim brenda qarqeve politike.

Përpjekja për ndërhyrje besohet të ketë shënjestruar të dyja partitë kryesore politike - partinë liberale të Trudeau dhe atë opozitare Konservatore. Megjithatë, është e paqartë nëse tentative ishte i suksesshme.

Burimi: BBC

Të fundit