Flash News

Bota

Kryeministri kanadez Trudeau takon Zelenskyy-n: Premton armë të reja dhe mbështetje për Ukrainën

Kryeministri kanadez Trudeau takon Zelenskyy-n: Premton armë të reja

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka premtuar sot armë dhe pajisje të reja ushtarake për Ukrainën.

Teksa ka folur nga kryeqyteti Kiev gjatë një vizite të papritur në Ukrainë. Më parë ai u shfaq në Irpin, në veriperëndim të Kievit, tha kryebashkiaku lokal. Më pas, Trudeau ka takuar presidentin Volodymyr Zelenskyy në Kiev dhe rihapi dhe Ambasadën kanadeze në kryeqytetin ukrainas.

Trudeau shoqërohej nga zëvendëskryeministrja Chrystia Freeland, Ministrja e Punëve të Jashtme Mélanie Joly dhe një detashment i armatosur sigurie.

Në një konferencë shtypi me Zelenskyy-n, Trudeau vlerësoi presidentin e Ukrainës për udhëheqjen e tij dhe guximin e ukrainasve në mbrojtjen e vendit të tyre, përfshirë ata në Irpin. Vizita e Trudeau-t vjen pasi ai dhe presidenti amerikan Joe Biden nënvizuan angazhimin e tyre për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për pushtimin e saj në Ukrainë në një telefonatë të premten.

Gjatë bisedës, udhëheqësit diskutuan gjithashtu përpjekjet për t’i ofruar ndihmë sigurie Ukrainës, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë. Vizitë të paparalajmëruar gjatë ditës së sotme kishte bërë në Ukrainë edhe Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden. Ajo udhëtoi për në Uzhhorod të Ukrainës ku u takua me Zonjën e Parë ukrainase, Olena Zelenska.

 

Të fundit