Flash News

Bota

Kryeministri portugez kundër integrimit të Ukrainës në BE: Rrezikon unitetin e bllokut, dhuratë për Putinin

Kryeministri portugez kundër integrimit të Ukrainës në BE:

Kryeministri i Portugalisë ka paralajmëruar se debati nëse do t'i jepet Ukrainës statusi i vendit kandidat në Bashkimin Evropian mund të ndajë bllokun.

"Mbështetja më e mirë që Bashkimi Evropian mund t'i japë Ukrainës është të ruajë unitetin e saj," tha António Costa në një intervistë. "Më e mira që mund të ofrojmë është uniteti evropian."

Ndarja në BE do të ishte një dhuratë për presidentin rus Vladimir Putin.

“Fokusi im është të marr në Këshillin e ardhshëm Evropian një angazhim të qartë për mbështetjen urgjente dhe të ndërtoj një platformë afatgjatë për të mbështetur rimëkëmbjen e Ukrainës”, tha Costa për FT.

“Ky është prioriteti im kryesor. Më të rëndësishmet nuk janë debatet ligjore për Ukrainën, por dërgesat praktike”, shtoi ai.

Costa tha se ai nuk e kundërshtoi në mënyrë eksplicite kandidaturën e Ukrainës, por se prioriteti i tij ishte "mbështetja e qartë dhe e menjëhershme", duke paralajmëruar kundër hapjes së një negociate shumëvjeçare në këtë moment.

“Rreziku i madh është krijimi i pritshmërive të rreme që bëhen zhgënjim i hidhur. Më pak debate ligjore, më shumë zgjidhje praktike”, tha ai.

Gjatë një vizite në Kiev këtë fundjavë, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se Komisioni do të ishte gati të finalizonte vlerësimin e tij nëse do të rekomandonte Ukrainën për anëtarësim në BE "deri në fund të javës së ardhshme".

Burimi: CNN

Të fundit