Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ku gaboi SHBA me talebanët? VOA: Mësimet nga tërheqja nga Afganistani dhe trashëgimia e luftës 20-vjeçare
Pas një lufte pothuajse 20 vjeçare dhe me një situatë kaotike në Afganistan, ekspertët amerikanë të politikës së jashtme po analizojnë pasojat e mënyrës se si u krye tërheqja dhe çdo të thotë kjo në shkallë globale. Siç njofton kolegia Keida Kostreci, ata thonë se Shtetet e Bashkuara duhet të pranojnë përgjegjësinë dhe të nxjerrin mësime.
Prof. David Phillips i Universitetit të Kolumbias thotë se tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani ishte e pashmangshme, por fakti që nuk u parashikua se si do të rridhnin ngjarjet ishte një dështim nga udhëheqja amerikane.
“Për fat të keq tani ne e gjejmë veten në një situatë ku talebanët janë në kontroll. Nuk e dimë nëse ata do të ndërmarrin një seri veprimesh hakmarrëse kundër organizatave të gazetarëve dhe grave progresiste. Kështu që duhet të përgatitemi për më të keqen”, thotë Prof. Phillips për shërbimin shqip të Zërit të Amerikës.
Ai shton se forcat e sigurisë nuk kishin vullnet për të luftuar, për shkak të mosbesimit tek shteti dhe korrupsionit.
“Ne i bëmë llogaritë gabim. Menduam se ishin gati për të mbrojtur vendin e tyre. Menduam se nëse ata ishin gati të mbroheshin, nuk kishin nevojë që ne të vazhdonim t'i mbronim. Por në fakt, ata nuk ishin gati, ata nuk ishin të motivuar, dhe pa SHBA për t'i mbështetur, ishin të paaftë për t'u përballur me talebanët dhe për t'i mundur ata. Tani e gjejmë veten përballë një katastrofe të madhe”, thotë Prof. Phillips.
Ian Bremmer, president dhe themelues i organizatës Eurasia Group, e konsideron “tragjik” faktin që administrata e Presidentit Biden bëri vlerësimin e duhur se forcat amerikane duhet të tërhiqeshin nga Afganistani, por “gaboi rëndë” në ekzekutim.
“Shtetet e Bashkuara nuk e koordinuan aspak këtë vendim me aleatët e tyre me të cilët kanë luftuar për 20 vjet – dhe ishin amerikanët ata që u kërkuan aleatëve të NATO -s të bashkoheshin me ne në këtë luftë - dhe ata pranuan të shpenzonin paratë e tyre dhe të rrezikonin jetën e tyre. Ata luftuan me shumë guxim. Dhe kur ne rishikuam politikat tona, e bëmë këtë të vetëm. Si mund ta bënim këtë? Si mund t'i linim aleatët tanë në atë situatë?”, tha zoti Bremmer në një intervistë me shërbimin gjeorgjian të Zërit të Amerikës.
Zoti Bremmer thotë se është e turpshme se si nuk kishte plane të përgatitura mirë për daljen e sigurt nga vendi të amerikanëve dhe aleatëve të tyre afganë.
“Jam shumë i trishtuar. E njoh mirë këtë kabinet dhe ata kanë përvojë, janë njerëz të aftë, njerëz të zgjuar dhe ata vërtet kanë gabuar. Dhe kjo do të dëmtojë amerikanët në arenën ndërkombëtare për një kohë të gjatë”, thotë ai.
Prof. Phillips thotë se Shtetet e Bashkuara duhet t’u dërgojnë një sinjal të qartë Talebanëve, se do të paguajnë një çmim të shtrenjtë nëse shkojnë pas shoqërisë civile, apo sulmojnë trupat amerikane që po bëjnë të mundur largimin e civilëve.
Por Prof. Phillips thotë se nga e gjithë situata e krijuar në Afganistan, një mësim që duhet të nxirret është se Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen në përpjekje për shtetformin, aty ku kanë shanse për sukses dhe ku mund të punojnë me partnerë lokalë.
“Prandaj unë them se duhet të përqëndrohemi në vendet e Ballkanit Perëndimor, Kurdët në Siri dhe Irak. Ka disa vende ku mund të ekzekutojmë një tranzicion politik. Nuk mund ta bënim një gjë të tillë në Afganistan sepse nuk kishte vullnet nga ana afgane. Ne duhet të përqendrojmë ekspertizën tonë dhe burimet tona në pjesë të tjera të botës që janë partnerë të dëshmuar si Ballkani Perëndimor dhe rajonet kurde. Nëse e bëjmë këtë, do të kemi sukses”, thotë ai.
Prof. Phillips vlerëson gjithashtu vendet që kanë pranuar të marrin afganë të rrezikuar në territorin e tyre.
“Është diçka shumë e mirë që vendet e Ballkanit Perëndimor janë të gatshme të ndihmojnë. Është diçka që Shtetet e Bashkuara e shpresojnë nga vende mike dhe aleate. Unë i vlerësoj ato vende për ndihmën ndaj Afganëve gjatë momenteve të një nevoje të jashtëzakonshme”, thotë ai.
Zoti Bremmer thotë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë vendi më i fuqishëm dhe të angazhohen në drejtime të tjera, por thotë se tërheqja nga Afganistani sinjalizon se ato nuk duan të jenë më “sherifi i botës”.
“Trashëgimia e 20 viteve të fundit do të jetë se kemi një SHBA shumë më tepër ngurruese për t'u përfshirë në shtetformim përmes ndërhyrjeve ushtarake kudo në botë. Kjo është ndoshta trashëgimia më domethënëse e 20 viteve të fundit”, thotë ai.
Ngjarjet në Afganistan treguan kufizimet që mund të ketë edhe ushtria më e fuqishme në botë përballë një realiteti kompleks dhe partnerëve jo shumë të besueshëm në terren. Por sipas analistëve, pasojat e një realiteti të tillë do të lënë gjurmë në historinë e tërheqjes nga lufta më e gjatë e Shteteve të Bashkuara./ VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38