Flash News

Bota

Kufiri detar me Shqipërinë/ Ministri grek: Të zgjidhet sa më shpejt, e rëndësishme fqinjësia e mirë

Kufiri detar me Shqipërinë/ Ministri grek: Të zgjidhet sa më

Ministri i Jashtëm në detyrë i Greqisë, Nikos Dendias shpreson që çështja e kufirit detar me Shqipërinë të zgjidhet sa më shpejt.

Në një intervistë për mediet greke ai tha se marrëveshja e vitit 2009 nuk pati zhvillime sa i takon kësaj çështjeje.


“Kështu dëshirojmë edhe me Shqipërinë të zgjidhim këtë çështje të prapambetur sa më shpejt të jetë e mundur. Siç deklarova pak kohë më parë në parlament, në debatin për ratifikimin e marrëveshjeve të demarkacionit detar me Italinë dhe Egjiptin, shpresoj që hapi tjetër të jetë nënshkrimi i një marrëveshje me Shqipërinë. Më lejoni t’ju kujtoj se ne kishim nënshkruar një marrëveshje në 2009, por që nuk pati zhvillim për arsyet e njohura", tha ai.


Diplomati grek thekson si të rëndësishme, në kontekstin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mbylljen e të gjitha çështjeve të hapura.

Të fundit