Flash News

Bota

Kufizimet e rrepta anti-covid nxisin trazira në Kinë, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Kufizimet e rrepta anti-covid nxisin trazira në Kinë, përplasje

Zemërimi ndaj kufizimeve të rrepta kundër Covid-19 ka sjellë përplasje mes qytetarëve dhe policisë në Kinën jugore, Guangzhou.

Mes shifrave të këqija ekonomike, politika zero e Kinës për covid është nën një tendosje të madhe.

Disa zona janë vendosur nën karantinë të rreptë, për shkak të një rritjeje të lehtë të shifrave të kovoravirusit, të cilës presidenti Xi Jinping i mëshon fuqishëm.

Bëhet fjalë për rreth 800 mijë persona të bllokuar. Si pasojë e masave shtrënguese, kanë shpërthyer protesta të fuqishme.

Turmat janë përleshur me policinë. Pamjet tregojnë se si njerëzit përmbysin makinat e policisë. Njerëzit e zonës janë ankuar, se po ngelin pa punë për shkak të izolimit.

Burimi: BBC

 

Të fundit