Flash News

Bota

“Kujtoni 11 shtatorin kur mendoni për Ukrainën”/ Zelenskyy fjalim historik në Kongresin Amerikan, jehonë Martin Luther King

“Kujtoni 11 shtatorin kur mendoni për Ukrainën”/ Zelenskyy

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka bërë një fjalim historik në Kongresin Amerikan përmes një lidhjeje virtuale. Përfaqësues të SHBA-ve janë mbledhur për të dëgjuar fjalimin e tij, teksa dhanë duartrokitje të gjata për Zelenskyy-n.

Kryetarja e Kongresit, Nancy Pelosi tha se është "nderi i saj i madh" të prezantojë Zelenskyy.

Zelenskyy iu drejtua Kongresit teksa tha:

“Kujtoni 11 shtatorin kur mendoni për Ukrainën."

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u ka thënë politikanëve amerikanë që të kujtojnë sulmet terroriste të 11 shtatorit kur mendojnë për Ukrainën. Duke folur në gjuhën ukrainase, Zelenskyy tha para Kongresit: "Fati i vendit tonë po vendoset, fati i popullit tonë, nëse ukrainasit do të jenë të lirë. Rusia ka sulmuar jo vetëm ne, jo vetëm tokën tonë, jo vetëm qyteteve tona, ajo shkoi në një ofensivë brutale kundër vlerave tona. Vlerat themelore njerëzore”.

Zelesnkyy gjithashtu i bëri jehonë Martin Luther King-ut teksa ai kërkon një zonë ndalim-fluturimi Presidenti ukrainas i tha Kongresit se të gjithë do ta dinë shprehjen "Unë kam një ëndërr".

Ai vazhdoi: "Kam një nevojë - duhet të mbroj qiejt tanë". Zelenskyy tha se është mirënjohës për mbështetjen që ka marrë nga presidenti Joe Biden dhe SHBA, por tha se ata duhet të "bëjnë më shumë". Ai shtoi se nëse një zonë ndalim-fluturimi është shumë për të kërkuar, atëherë Ukraina ka nevojë për më shumë aeroplanë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

Të fundit