Flash News

Bota

“Kumbari i fundit” në gjendje të rëndë, ç’po ndodh me Matteo Messina Denaron

“Kumbari i fundit” në gjendje të rëndë,

Bosi i mafias siciliane, i cili ishte njeriu më i kërkuar i Italisë deri sa u arrestua në janar, aktualisht është shumë i sëmurë për të qëndruar në burg, sipas avokatëve të tij. Ata kanë kërkuar që Matteo Messina Denaro, dikur i quajtur “kumbari i fundit i mafies siçiliane”, të transferohet në spital.

Bosi mafioz u arrestua nga policia italiane në qytetin Campobello di Mazara të Siçilisë. Ajo që i ndihmoi autoritetet të gjenin "bosin e të gjithë bosëve" të pakapshëm ishte sëmundja e tij.

Në janar, Messina Denaro u mor në pyetje nga policia teksa po dilte nga një klinikë private, ku kishte kryer një vizitë me emrin e rremë të Andrea Bonafede - nipi i bosit të vdekur të mafies Leonardo Bonafede.

Për tre dekada, Messina Denaro shmangu burgun për krimet e tij të përgjakshme - por sëmundja e tij tani është një arsye që bosi i mafias të nxirret nga burgu. Sipas avokatëve të tij, bosi i mafias ka kancer të fazës së katërt.

Ai u operua për kancer të zorrës së trashë në 2020 dhe 2022, përpara se të arrestohej. Ai tani po vuan një dënim të përjetshëm për një seri vrasjesh që ai ose i urdhëroi ose i kreu vetë midis viteve 1991 dhe 1992.

Messina Denaro është dënuar me një dispozitë të njohur si "carcere duro" ose "regjim i ashpër burgu", një masë që synon kontrollin e bosëve të mafias dhe përfshin pezullimin e rregulloreve normale të burgjeve dhe izolimin e plotë të të paraburgosurit. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur se regjimi i tij i burgut është i krahasueshëm me torturën.

Të fundit