Flash News

Bota

Kundërofensiva ukrainase e sukesshme, Rusia pranon si rallë herë vështirësitë. Ç’po ndodh në Kherson

Kundërofensiva ukrainase e sukesshme, Rusia pranon si rallë herë

Komandanti i forcave ruse në Ukrainë thotë se situata në qytetin jugor të Khersonit është "e vështirë" dhe banorët duhet të evakuohen.

Gjenerali Sergei Surovikin tha se trupat ukrainase duke përdorur raketat Himars po goditnin infrastrukturën dhe banesat e qytetit. Ai foli në televizionin shtetëror rus.

"Ushtria ruse mbi të gjitha do të sigurojë evakuimin e sigurt të popullsisë" të Khersonit, tha ai.

Pranimi i tij i rrallë i problemeve të mëdha iu bë jehonë nga një zyrtar i lartë vendas.

Zyrtari rajonal i instaluar nga Rusia, Kirill Stremousov, paralajmëroi banorët e Khersonit se "në të ardhmen shumë të afërt" trupat ukrainase do të nisnin një sulm ndaj qytetit.

"Ju lutemi merrni seriozisht fjalët e mia, po flas për evakuimin sa më shpejt të jetë e mundur," tha ai. Gjithashtu shtoi se njerëzit në bregun perëndimor të lumit Dnieper ishin më të rrezikuarit.

Kherson ishte qyteti i parë i madh që ra në duart e rusëve, në shkurt. Forcat ukrainase kanë rimarrë në mënyrë të qëndrueshme territorin e afërt gjatë javëve të fundit. Ata janë shtyrë deri në 30 km (19 milje) në jug përgjatë Dnieper, duke kërcënuar të bllokojnë trupat ruse.

"Në tërësi situata në zonën e operacionit special ushtarak mund të përshkruhet si e tensionuar," tha gjenerali Surovikin.

Kherson është i vetmi kryeqytet rajonal ukrainas që është pushtuar nga rusët në pushtimin e tyre. Kremlini tani pretendon se Kherson dhe tre rajone të tjera të Ukrainës janë pjesë e Rusisë - një pretendim i refuzuar ndërkombëtarisht.

Gjenerali Surovikin, i cili ka një reputacion për metodat e ashpra, tha se breshëria e raketave të Ukrainës kishte dëmtuar urën Antonivsky të Khersonit dhe digën hidroelektrike Kakhovka, duke bllokuar trafikun përgjatë këtyre arterieve kryesore.

Kjo kishte krijuar probleme me furnizimin për shërbimet thelbësore, përkatësisht dërgesat e ushqimit, ujit dhe energjisë elektrike, tha ai.

Popullsia e Khersonit para luftës ishte gati 300,000, por zyrtarët ukrainas vlerësojnë se rreth gjysma e këtij numri janë larguar nga qyteti.

Gjenerali Surovikin është komandanti i ri i luftës së Rusisë në Ukrainë, atë që Kremlini e quan një "operacion special ushtarak".

Burimi: BBC

Të fundit