Flash News

Bota

Kundërshtojnë projektin e hekurudhës, protestuesit ‘përleshen’ me policinë në Francë

Kundërshtojnë projektin e hekurudhës, protestuesit

Protestuesit francezë janë përleshur sërish me policinë teksa kundërshtuan projektin e hekurudhës të linjës së shpejtë Lyon-Torino.

Sipas mediave franceze, mijëra ambientalistë protestuan në fshatin La Chapelle duke kundërshtuar projektin për ndërtimin e linjës së trenit të shpejtë mes qytetit Lyon të Francës dhe qytetit Torino të Italisë.

Protestuesit mbrojnë idenë se projekti është i dëmshëm për mjedisin dhe ndikon negativisht burimet ujore të rajonit.

Në protestë policia ndërhyri me gaz lotsjellës ndaj protestuesve që hodhën gurë ndaj forcave të sigurisë.

Sipas burimeve zyrtare, në protestë u plagosën 12 forca të xhandarmërisë dhe një protestues.

Të fundit