Flash News

Bota

Kurdët marrin përgjegjësinë për zjarret në Turqi, hakmarrje ndaj "regjimit fashist" të Erdoganit

Kurdët marrin përgjegjësinë për zjarret në Turqi,

Militantët ekstremistë kurdë kanë marrë përsipër autorësinë e zjarreve të mëdha pranë resorteve të famshme turistike në Turqi. Prej një jave Turqia është duke u përballur me një prej situatave më të vështira të dekadave të fundit ku flakët kanë përfshirë disa qytete dhe kanë marrë 8 jetë njerëzish deri tani, përveç dëmeve të mëdha materiale dhe në kafshë dhe botës së gjallë.

Kurdët marrin përgjegjësinë për zjarret në Turqi,

Portali Nyçe Çivan i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit e shpallur si organizatë terroriste nga autoritetet turke pranoi se shumë prej zjarreve në zonat turistike jugore janë vënë si hakmarrje ndaj atij që e konsiderojnë si regjim fashist të Rexhep Taip Erdoanit.

Kurdët marrin përgjegjësinë për zjarret në Turqi,

Ata akuzojnë presidentin turk se ka privuar kurdët autoktonë nga liritë dhe të drejtuat e tyre dhe u ka pushtuar pronat, për t’ua dhënë njerëzve pranë tij për të ngritur resorte turistike luksoze. Fundjavën e kaluar, presidenti turk hodhi dyshime të forta se pikërisht terroristët kurdë, siç i quan ai fshihen pas vatrave masive ndërsa paralajmëroi kundërpërgjigje të ashpër. Megjithëse autoritetet turke pretendojnë se kanë shuar pjesën më të madhe të zjarreve në rrjetet sociale vërehet se situata vijon të jetë serioze dhe aktivistë të shumë, aktorë dhe personazhe publike janë angazhuar për të postuar çdo gjë në lidhje me situatën e vështirë me të cilën po përballet Turqia dhe shumë prej tyre kanë akuzuar presidentin që po përdor mediat për të gënjyer që situata është nën kontroll.

Kurdët marrin përgjegjësinë për zjarret në Turqi,

Kujtojmë se edhe Italia, ku pas Sicilisë, flakët kanë përfshirë edhe zonat turistike të Peskaras. Krahas vatrave të zjarrit në Greqi, vendi po përjeton ditët më të nxehta të viteve të fundit. Në Athinë, termometri arriti në 44 gradë celsius, ndërsa meteorologët thonë se do të ketë sërish rritje të temperaturave gjatë këtyre ditëve.

Kurdët marrin përgjegjësinë për zjarret në Turqi,Kurdët marrin përgjegjësinë për zjarret në Turqi,Kurdët marrin përgjegjësinë për zjarret në Turqi,Kurdët marrin përgjegjësinë për zjarret në Turqi,Kurdët marrin përgjegjësinë për zjarret në Turqi,Kurdët marrin përgjegjësinë për zjarret në Turqi,Kurdët marrin përgjegjësinë për zjarret në Turqi,

Të fundit