Flash News

Bota

Kurti ‘non-grata’ nga SHBA? Flet Gabriel Escobar

Kurti ‘non-grata’ nga SHBA? Flet Gabriel Escobar

I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka komentuar lajmet që qarkulluan së fundmi në media, se Albin Kurti mund të shpallet ‘non-grata’ nga Amerika.

Në një intervistë për “Institutin për Politikë dhe Ekonomi i Evropës Juglindore”, Escobar tha se Kurti mbetet partner i SHBA-ve, pavarësisht se ndonjëherë i vështirë.

“Më duhet ta bëj të qartë. Albin Kurti është partneri ynë. Ai ndonjëherë është një bashkëpunëtor i vështirë, por ai mbetet një partner. Kosova është partneri ynë. Në të ardhmen, ne duam t’i shfrytëzojmë marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën, t’i përmirësojmë e marrëdhëniet me Serbinë”, ka thënë Escobar.

Të fundit