Flash News

E-TJERA

A e cënoi jetën e pacientëve mungesa e energjisë elektrike? Flet shefi i reanimacionit

A e cënoi jetën e pacientëve mungesa e energjisë elektrike?

Shefi i shërbimit të anestezi- reanimacionit në QSUT, Krenar Lilaj, ka reaguar në lidhje me ngjarjen ku një i dënuar me burg humbi jetën pas një ndërhyrje kirugjikale në këtë qendër spitalore.

Në një prononcim për mediat, Lilaj thotë se i dënuari Mihal Mërkuri, ndërroi jetë pasi ishte në gjenjde të rëndë, duke mohuar që vdekja të ketë ardhur si pasojë e mungesës së dritave.

“Nuk cenoi kujdesin e pacientëve. I dënuari vdiq pasi ishte në gjendje të rëndë me hemorragji. Furnizimi me energji elektrike u kthye rreth orës 09:45”,– ka thënë Lilaj.

Ndërkohë i pyetur për nuk punojnë gjeneratorët ai ka thënë se kjo nuk është një çështje që i përket atij.

“Kjo nuk është pyetje që më përket mua, por instancave të tjera”,- ka thënë ai

Të fundit