Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Në një fjalim para ligjvënësve në shtetin amerikan të Arizonës, në mars të vitit 2022 - vetëm disa javë pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës - Vladimir Kara-Murza akuzoi “regjimin diktatorial të Kremlinit” për kryerje të “krimeve të luftës”.
Njëri nga kritikët më të zëshëm të presidentit rus, Vladimir Putin, u dënua të hënën e 17 prillit me 25 vjet heqje lirie nga një gjykatë në Moskë.
Akuzat për tradhti dhe vepra të tjera, vetë Kara-Murza i hodhi poshtë dhe i cilësoi si të motivuara politikisht.
Por, revolta e tij kundër Kremlinit ka nisur shumë kohë përpara se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës.
Me profesion historian, ai i ka paralajmëruar vazhdimisht liderët perëndimorë që të mos “zbuten” me Putinin, duke i krahasuar metodat e tij për “çmontimin e demokracisë dhe lirisë” me ato të diktatorit fashist italian, Benito Musolini.
Kara-Murza ka luajtur një rol udhëheqës - së bashku me mentorin e tij, Boris Nemtsov, i cili është vrarë në vitin 2015 - për të bindur Kongresin e SHBA-së që të miratojë një legjislacion të sanksioneve, që do t'i shënjestronte zyrtarët e korruptuar dhe abuzuesit e të drejtave të njeriut në Rusi, përfshirë njerëzit e afërt me Putinin.
Puna e tij në avancimin e Aktit Magnitsky të vitit 2012, i cili i jep presidentit të SHBA-së autoritet për të ngrirë asetet amerikane të zyrtarëve të Qeverisë ruse dhe të biznesmenëve të akuzuar për shkelje të rënda, i ka kushtuar gati dy herë me jetë.
Kara-Murza është shtruar në spital në gjendje të rëndë në vitin 2015 dhe në vitin 2017, nën dyshimet se është helmuar qëllimisht derisa ka qenë në Rusi.
Autoritetet amerikane i kanë hetuar sëmundjet e tij si helmime të qëllimshme, kanë treguar dokumentet e Departamentit amerikan të Drejtësisë, të shqyrtuara ekskluzivisht nga Radio Evropa e Lirë në vitin 2020.
Të dhënat e Qeverisë amerikane kanë treguar gjithashtu se mjekët e kanë shqyrtuar mundësinë që ai të ketë qenë i helmuar me biotoksinë ose substancë radioaktive.
Kara-Murza ka besuar se ai ka qenë në shënjestër për shkak të mbështetjes së tij për Aktin Magnitsky. Ai ka thënë se Kremlini i Putinit u frikësohet vetëm protestave në rrugë më shumë se sanksioneve.
Kremlini ka lobuar shumë në Shtetet e Bashkuara në vitet 2010, për të bllokuar dhe më pas për të përmbysur Aktin Magnitsky, por pa sukses.
Legjislacioni ka marrë emrin e një avokati rus, i cili ka vdekur në një burg në Moskë, pasi ka ekspozuar disa prova të mashtrimit masiv tatimor, që kanë përfshirë edhe zyrtarë rusë.
Duke folur për Aktin Magnitsky në Kongresin amerikan, Kara-Murza e ka cilësuar atë si legjislacion “pro-rus” që godet drejtpërdrejt bashkëpunëtorët e Putinit.
Vendet e tjera perëndimore kanë miratuar më pas legjislacione të ngjashme, duke i dhënë goditje të reja regjimit rus.
Në mesin e njerëzve të parë që janë sanksionuar me Aktin Magnitsky, ka qenë Sergei Podoprigorov, gjykatës në gjyqin e Kara-Murzës.
Pas miratimit të Aktit Magnitsky, Kara-Murza ka vazhduar t’i inkurajojë Shtetet e Bashkuara që të rrisin numrin e rusëve që u nënshtrohen sanksioneve.
Ndihmësi i Nemtsovit
Kara-Murza ka qenë politikisht aktiv prej se ka qenë adoleshent.
Në vitin 2000, derisa ka studiuar në Mbretërinë e Bashkuar, ai është bërë ndihmës i Nemtsovit - një nënkryetar liberal i Dhomës së Ulët të Parlamentit rus, i cili ka shërbyer edhe si zëvendëskryeministër i parë nën presidentin rus, Boris Yeltsin.
Nemtsov, i cili ka udhëhequr Bashkimin e Forcave të Djathta (SPS) - një koalicion partish demokratike - ka humbur ulësen e tij në zgjedhjet parlamentare të vitit 2003, pasi Putin ka shfrytëzuar kontrollin në rritje të shtetit - përfshirë median - për të shtypur opozitën.
Kara-Murza ka mbetur i afërt me Nemtsovin - një nga kritikët më të hapur të Putinit - deri në vrasjen e tij në shkurt të vitit 2015.
Nemtsov ka qenë në proces të organizimit të një proteste kundër aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia, kur është qëlluar për vdekje në një urë pranë Kremlinit.
Kara-Murza ka bërë përpjekje ta mbajë gjallë trashëgiminë e Nemtsovit. Ai ka marrë pjesë aktive në protestat masive që kanë shpërthyer në Moskë, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2011. Protestat kanë qenë më të mëdhatë në atë kohë, që nga ardhja e Putinit në pushtet në vitin 1999.
Më vonë, Kara-Murza i është bashkuar Rusisë së Hapur, një organizatë jofitimprurëse që promovon shoqërinë civile dhe demokracinë, duke financuar projekte të ndryshme.
Rusia e Hapur është themeluar nga Mikhail Khodorkovsky, një manjat i naftës dhe kundërshtar i vendosur i Putinit, i cili është burgosur për 10 vjet nën akuzat për evazion fiskal.
Derisa ka marrë pjesë aktive në lëvizjen opozitare të Rusisë, Kara-Murza ka ndjekur edhe gjurmët e babait të tij, i quajtur gjithashtu Vladimir Kara-Murza. Ai ka qenë një nga gazetarët më të shquar të Rusisë dhe ka punuar edhe për Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë.
Kara-Murza ka punuar si gazetar për gazeta të ndryshme ruse në fillim të viteve 2000, ndërsa ka magjistruar në Histori në Universitetin e Kembrixhit.
Më vonë, ai është transferuar në Uashington, ku ka shërbyer si shef zyre për RTVi-në, një kompani globale mediatike në gjuhën ruse. Ai e ka mbajtur atë detyrë deri në vitin 2012.
Gjatë kohës së tij në Uashington, Kara-Murza ka zhvilluar marrëdhënie të mira me zyrtarë amerikanë, përfshirë senatorin tashmë të ndjerë, John McCain - një nga kritikët më të ashpër të Putinit./REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38