Flash News
Deputetët votojnë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit francez
Vritet CEO i kompanisë së madhe të sigurimeve në New York
Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë anëtarët e familjes
Sherr masiv në Tiranë, tre të plagosur nga përplasja me sende të forta
Korçë/ 47-vjeçari gjendet i pajetë në makinë, rrethanat mbeten misterioze
Presidenti i zgjedhur Donald Trump, njoftoi se do t’i jepte postin e lartë, drejtueses së fushatës së tij Susie Wiles.
Emërimi është i pari në morinë e atyre që Trump pritet të njoftojë gjatë këtyre ditëve teksa bën gati terrenin për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë.
Një rojtar i presidentit, shefi i kabinetit ka ndikim të madh në administratë; menaxhon stafin e Shtëpisë së Bardhë, organizon agjendën e presidentin dhe ruan kontaktet me departamentet e tjera qeveritare dhe ligjvënësit. Vendimi për emërimin e Wiiles konsiderohet si historik.
“Ajo është shefja e parë grua e kabinetit. Kur e dëgjova sot, mendova! Uau kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë”, tha Gretchen Carlson, ish-moderator Fox News.
Një stratege dhe lobiste republikane, Suzi Wiles është një prej këshilltareve më besnike të Trump, të cilës 78-vjeçari i njohur meritën për fitoren e tij dhe tha se do ta bëjë vendin krenar.
“Suzit i pëlqen të qëndrojë në prapaskenë, por ajo nuk është në prapaskenë”.
67-vjeçarja e cila në të kaluarën ka punuar për fushatën e Ronald Regan dhe ka ndihmuar në fitoren e guvernatorit republikan Ron De Santis në vitin 2018 ju bashkua fushatës së Trump në 2015 dhe ka shërbyer si këshilltare e lartë në administratën e pare te tij
Njerëz që kanë punuar me të parashikojnë se Suzi do të ofrojë stabilitet dhe këshilla të mençura për Trumpin në Shtëpinë e Bardhë. Burime të cituara nga mediat, pohojnë se Trump po konsideron gjithashtu të emërojë ish-të dërguarin për Ballkanin, Richard Grenell për postin e sekretarit të shtetit, ndërsa me poste të rëndësishme pritet të shpërblehen edhe mbështetësit e tij, miliarderi Elon Musk dhe nipi i ish-presdentit kenedi, RobertJr.