Flash News

Bota

Kush janë tre vendet që nuk kanë raportuar tek OBSH asnjë rast me Covid-19

Kush janë tre vendet që nuk kanë raportuar tek OBSH asnjë

Gjatë vitit të kaluar dhe po ashtu gjatë këtij viti, vendet në të gjithë botën kanë ndarë të dhëna mbi rastet dhe vdekjet nga Covid-19 me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) – informacion që vlerësohet se është thelbësor në informimin e luftës kundër sëmundjes.

Sidoqoftë, siç shkruan CNN, tre vende duken më pak transparente, ose e mohojnë tërësisht shkallën e problemit.

Kombi i Afrikës Lindore i Tanzanisë nuk ka azhurnuar të dhënat e tij rreth Covid-19 që nga fillimi i majit, duke lënë numrin e fundit të rasteve të raportuara të konfirmuara në 509 dhe numrin e vdekjeve në 21.

Gjithashtu edhe kombi i Azisë Qendrore i Turkmenistanit, një shtet sekret, tepër autoritar, “nuk ka raportuar asnjë rast me Covid-19 tek OBSH deri më sot”, sipas një deklarate të OBSH. Por grupet e të drejtave të njeriut thonë se sëmundja po përhapet gjerësisht atje.

Veç këtyre, edhe Koreja e Veriut në mënyrë të ngjashme nuk ka regjistruar ndonjë rast të vetëm të Covid-19. Sidoqoftë, shumica e ekspertëve e konsiderojnë pretendimin si të dyshimte.

Vendi i izoluar ka testuar vetëm një pjesë të popullsisë së tij gati 26 milionëshe dhe ka një kufi të përbashkët me Kinën, ku filloi pandemia.

Dr. Dorit Nitzan, drejtore rajonale e emergjencave për Zyrën Rajonale të OBSH-së për Evropën, i tha CNN se 14 vende deri më tani kanë raportuar zero raste, duke shtuar se organizata “nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur nëse zero raste të raportuara përfaqësojnë mungesën e vërtetë të rasteve apo jo”.

Paneli për Covid-19 i OBSH-së nuk bën dallim midis vendeve që raportojnë zero raste të virusit dhe vendeve që nuk kanë paraqitur të dhëna.

Sidoqoftë, në kontrast me Turkmenistanin dhe Korenë e Veriut, vendet e tjera me rast zero janë bashkësi të vogla, të izoluara ishullore si Shën Helena, Kiribati dhe Tuvalu.

“Ne inkurajojmë të gjitha vendet të ndajnë të dhëna – publikisht ose me OBSH – pasi kjo na lejon të ndjekim sëmundjen globalisht. Meqenëse Covid-19 është një sëmundje ngjitëse, ndjekja e rasteve është veçanërisht e rëndësishme, duke ndihmuar në një përgjigje të shpejtë dhe të përshtatshme të shëndetit publik”, ka bërë thirrje dr. Nitzan.

Të fundit