Flash News
Aksident i trefishtë në Elbasan, plagoset tre persona
Vrasja e Vishës/ Gjenden 12 gëzhoja brenda makinës, autorët u larguan me “Porsche”
GJKKO kthen për hetim në SPAK çështjen e deputetit Asllan Dogjani
Paraqitet në SPAK kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
Vrasja në Kamëz, dyshohet për motive hasmërie
Kushtetuesja anulon zgjedhjet presidenciale në Rumani, pas akuzave për ndërhyrje ruse
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka marrë vendim që zgjedhjet presidenciale, balotazhi i të cilave pritej të mbahej këtë fundjavë, të shfuqizohen tërësisht dhe të mbahen zgjedhje të reja.
Kushtetuesja e mori këtë vendim të premten, duke thënë se Qeveria duhet të vendosë tani për datën e zgjedhjeve të reja presidenciale.
Kandidati prorus i ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, tronditi duke e fituar rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Por, kishte dëshmi se një fushatë e madhe kibernetike, e orkestruar nga Moska, në TikTok në favorit të Georgescut nuk i vërejt nga autoritetet rumune.
Georgescu pritej të përballej në balotazh me kandidaten proevropiane të qendrës, Elena Lasconi, të dielën e 8 dhjetorit.
Votimi kishte filluar në diasporë në balotazhin presidenciale të Rumanisë, i cili shihej si referendum për të ardhmen e vendit në NATO dhe në Bashkim Evropian, për shkak se ka pasur shumë akuza se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhje.
Dyshimet për ndërhyrjen ruse sollën mijëra rumunë nëpër rrugët e vendit për të protestuar në përkrahje të anëtarësimit të vendit në bashkësinë euroatlantike./ REL