Flash News

Bota

Ky është shteti i parë evropian që ndalon vizitorët e pavaksinuar për Covid-19

Ky është shteti i parë evropian që ndalon vizitorët e

Malta do të ndalojë të gjithë vizitorët të hyjnë në vend që nga e Mërkura nëse nuk janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, tha të Premten Ministri i Shëndetësisë Chris Fearne.

"Ne do të jemi vendi i parë i BE që do ta bëjmë këtë, por duhet të mbrojmë shoqërinë tonë," i tha Fearne një konference shtypi, shkruan reuters

Ai po fliste pasi ishulli i vogël mesdhetar pa një dyfishim të rasteve të reja të COVID-19 çdo ditë që nga e hëna.

Deri më sot, turistët mund të vijnë në Maltë nëse janë vaksinuar plotësisht ose mund të kenë një test negativ PCR. Përjashtimi i vetëm janë turistët britanikë që tashmë kishin nevojë të vaksinoheshin plotësisht për shkak të përhapjes së variantit Delta atje.

 

Të fundit