Flash News

Bota

Ky është shteti i parë në botë që nis vaksinimin anti-Covid tek dyvjeçarët

Ky është shteti i parë në botë që nis vaksinimin

Kuba është bërë vendi i parë në botë që ka nisur vaksinimin anti-Covid për fëmijë që në moshën dy vjeç.

Sidoqoftë, dozat që u janë dhënë fëmijëve nuk janë njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), shkruan ‘Indipendent’.

Autoritetet kishin përfunduar provat klinike mbi të miturit me vaksinat vendase Abdala dhe Soberana ndërsa filluan fushatën e vaksinimit për fëmijët fillimisht të Premten.

"Ka qenë një proces shumë rigoroz, ku të gjitha informacionet e paraqitura nga të gjitha provat klinike që janë kryer në këtë lloj popullate pediatrike janë vlerësuar," tha Olga Lidia Jacobo, drejtoreshë e autoritetit rregullator kuban.

Vendi me 11.2 milionë banorë synon të vaksinojë të gjithë fëmijët, para se të rihapë shkollat, që janë mbyllur që nga marsi i 2020-ës. 

Të fundit