Flash News

Bota

Ky është shteti që ofrohet të presë një takim mes Putin dhe Zelensky

Ky është shteti që ofrohet të presë një takim mes

Bullgaria është ofruar si vendi që do të presë bisedime të mundshme midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, ndërsa sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës intensifikohen, raportoi të premten agjencia gjermane e lajmeve dpa Agerpres.

Bullgaria, një anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, shihej si një nga aleatët më të fortë të Moskës gjatë Luftës së Ftohtë.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takua me homologun e tij ukrainas Dmitro Kuleba në Turqi të enjten në bisedime që mbetën kryesisht joproduktive, por gjatë të cilave u diskutua ideja e një takimi të mundshëm midis Putinit dhe Zelenskit.

"Ne shohim se të dyja palët po kuptojnë gjithnjë e më shumë se lufta nuk është zgjidhje," u tha gazetarëve presidenti bullgar Rumen Radev gjatë një vizite në një pikë kalimi midis Rumanisë dhe Bullgarisë, e përdorur nga refugjatët ukrainas.

Rreth 30,000 ukrainas kanë ikur në Bullgari që nga pushtimi rus i Ukrainës deri më tani.

Të fundit