Flash News

Bota

La foshnjën të vdiste nga uria për 6 ditë, dënohet me 9 vite burg 19-vjeçarja britanike

La foshnjën të vdiste nga uria për 6 ditë, dënohet me 9

Verphy Kudi, 19-vjeçarja britanike u dënua me 9 vite burg pasi la vajzën e saj vetëm në shtëpi për 6 ditë dhe e gjeti atë të vdekur.

Sipas The Sun, 19-vjeçarja kishte shkuar në një udhëtim 6 ditor me miqëte e saj për të festuar ditëlindjen, teksa vajza e vogël Asiah, ndodhej e vetme në shtëpi. Kur u kthye në shtëpinë e saj në Brighton, Kudi e gjeti vajzën të palëvizur dhe telefonoi ambulancën duke i thënë “ndihmë, fëmija im nuk po zgjohet.”

Vogëlushja u dërgua në spital, por fatkeqësisht ishte pa shenja jete. Nga ekspertiza mjeko-ligjore u zbulua se Asiah kishte ndërruar jetë si pasojë e urisë dhe dehidratimit.

La foshnjën të vdiste nga uria për 6 ditë, dënohet me 9

Gjykatësja e çështjes Christine Laing kur dha dënimin i tha Kudit: Asiah ishte vetëm në atë banesë për gjashtë ditë, e paaftë për të bërë asgjë për të tërhequr vëmendjen për gjendjen e saj. Dhe kur vuajtjet e saj u bënë shumë të mëdha, ajo nuk do të kishte forcën për të qarë.

Sipas saj, Kudi i kishte gënjyer shokët e saj duke thënë se mamaja e saj po kujdesej për Asian e vogël kur ajo ishte në të vërtetë e vetme.

La foshnjën të vdiste nga uria për 6 ditë, dënohet me 9

Të fundit