Flash News

Bota

Lagarde: Suksesi i planit thelbësor për rimëkëmbjen, fondi prej 750 mld € të shpërndahet sa më shpejtë!

Lagarde: Suksesi i planit thelbësor për rimëkëmbjen, fondi


 

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde e cilëson thelbësore për rimëkëmbjen e eurozonës, që plani evropian të rezultojë një sukses. Ajo ka bërë thirrje që fondi prej 750 miliardë euro, në funksion të përballimit të krizës të shpërndahet sa më shpejtë.

“Qëllimi i Komisionit është që të jetë në gjendje t’i shpërndajë këto fonde në fillim të vitit 2021 dhe ky afat kohor duhet të zbatohet,” tha Lagarde për  të përditshmen franceze Le Monde.

Sipas saj, liderët evropianë duhet të marrin parasysh faktin që fondi i rimëkëmbjes të bëhet i përhershëm dhe gjithashtu duhet të diskutojnë për krijimin e një buxheti të përhershëm për zonën e euros.

Plani i rimëkëmbjes u miratua në muajin korrik nga 27 vendet e Bashkimit Europian për t'iu ardhur në ndihmë shteteve anëtare në përballimin e krizës së krijuar nga pandemia.

Të fundit