Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Lamtumira e fundit: Kujtojmë të huajt me ndikim që humbën jetën gjatë vitit 2021

2021-shi ishte një vit ku shumë emra të njohur në botë u shuan. Disa prej tyre humbën jetën nga pandemia Covid-19. Më poshtë do iu rendisim disa prej figurave me ndikim në botë që u larguan nga jeta përgjatë këtij viti.
Prince Philip
Princi Philip ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare më 9 prill. Duka i Edinburgut humbi jetën në kështjellën Windsor. Ai kishte vetëm pak javë që kishte dalë nga spitali, pasi i ishte nënshtruar një operacioni në zemër.
Filipi, i përshkruar në mënyrë të famshme nga mbretëresha Elizabeth si "forca dhe udhëzuesi i saj i vazhdueshëm", nuk donte ceremoni për funeralin e tij.
Princi Philip u lind në ishullin e Korfuzit, më 10 qershor 1921. Babai i tij ishte princi Andrew i Danimarkës, djali i vogël i Mbretit Jrogo I i Helenëve. Mamaja e tij, princesha Alice, ishte vajza e Lordit Louis Mountbatten dhe stërmbesa e mbretëreshës Victoria.

Larry King
Prezantuesi legjendar amerikan i talk show-t, Larry King humbi jetën më 23 janar. Ai u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare, pasi luftoi me Covid-19 disa javë në spital.
King intervistoi për 25 vite në CNN kandidatë presidencialë, emra të famshëm, atletë, yje filmash dhe njerëz të zakonshëm. Ish-presidenti i SHBA Bill Clinton, i cili u intervistua nga King më shumë se 20 herë, ishte në mesin e atyre që bënë homazhe, duke e përshkruar atë si me "një sens të madh humori dhe një interes të vërtetë për njerëzit".

Jessica Walter
Këtë vit humbi jetën dhe aktorja hollivudiane. Jessica Walter u nda nga jeta më 24 mars në moshën 80-vjeçare. Aktorja ishte fituese e çmimit "Emmy". Në fillim të karrierës së saj me dekada, Walter fitoi njohjen për aktrimin në filma si Grand Prix (për të cilin ajo mori një nominim për Golden Globe), The Group dhe Play Misty for Me.
Ajo mori shumë famë me rolin e matriarkes së akullt Lucille Bluth në Arrested Development në vitet 2000. Walter ka luajtur në disa drama të njohura televizive dhe komedi, si NCIS dhe Law & Order.

Bob Dole
Ish-senatori dhe ish-kandidati presidencial Bob Dole u nda nga jeta në moshën 98-vjeçare më 5 dhjetor. Dole u plagos rëndë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku humbi një veshkë dhe krahu i mbeti i paralizuar përgjithmonë.
Në vitin 1961, Dole u zgjodh për Partinë Republikane në Dhomën e Përfaqësuesve. Që nga viti 1968 ai ishte anëtar i Senatit Amerikan në Kansas. Në vitin 1976 ai kandidoi për nënpresident, por humbi kundër demokratëve Jimmy Carter dhe Walter Mondale.
Ai kandidoi për president, por republikani nuk ia doli të fitonte drejtimin e SHBA-së. Hera e fundit ishte në vitin 1996, kur ai ishte kandidat republikan dhe humbi në garë me ish presidentin Bill Clinton. Ai kërkoi nominimin presidencial të partisë së tij në vitin 1980 dhe në vitin 1988, ndërsa ishte kandidat për zëvendëspresident në vitin 1976 bashkë me ish presidentin Gerald Ford. Dole u konsiderua si një nga republikanët më të fuqishëm dhe më të aftë në politikën amerikane.

Colin Powell
Sekretari i parë me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara Colin Powell u nda nga jeta më 18 tetor. Ai humbi jetën në moshën 84 vjeçare nga komplikimet që i shkaktoi Covid-19.
Powell ishte një veteran i Luftës së Vietnamit, i cili u emërua si kryetar i Shefit të Shtabit të Përbashkët nga Presidenti George Bush në vitin 1989. Si i tillë, ai luajti një rol të spikatur në pushtimin e Panamasë, dhe Mburojën e Shkretëtirës.
Ai qëndroi në këtë rol gjatë mandatit të Bill Clinton si president dhe më pas u emërua sekretar i shtetit për mandatin e parë të presidentit George Bush. Në atë rol, Powell ishte pjesë e ekipit që mbikëqyri pushtimin e Irakut në 2003. Ai dha dorëheqjen në 2004. Powell vizitoi edhe Shqipërinë në maj të 2003-it.
Janet Malcolm
Malcolm ishte një shkrimtare dhe gazetare e The New Yorker, e cila ishte e njohur për gjykimet e saj të mprehta. Ajo u nda nga jeta në moshën 86 vjeçare nga një sëmundje e rëndë.
Gjatë një karriere 55-vjeçare, Malcolm prodhoi një "ortek" artikujsh, esesh dhe librash. Vepra e saj më e famshme ishte "Gazetari dhe vrasësi", botuar si një ese me dy pjesë në The New Yorker në 1989. Veprat e saj kishin në thelb psikoanalizën.
Disa nga botimet e saj janë Arkivat e Frojdit, Gruaja e heshtur, Dy jetë dhe Ifigjenia në kodrat e pyllit. Malcolm lindi në Pragë dhe emigroi me familjen e saj në SHBA në 1939.

Michael Collins
Astronauti që ishte pjesë e ekuipazhit të parë që shkoi në hënë u nda nga jetë në moshën 90-vjeçare nga një sëmundje e rëndë. Ai quhej ndryshe “Astronauti i harruar”, pasi qëndroi në modul ndërsa Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin shkelën në Hënë. Collins është autor dhe i një libri autobiografik që ia kushtoi gruas së tij, Patricia.
Edhe pa shkelur kurrë në sipërfaqen e saj, Collins mbetet një nga vetëm 24 njerëzit në historinë njerëzore që kanë udhëtuar në Hënë. Ai ka qenë dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Publike dhe më pas drejtor i Muzeut Kombëtar të Ajrit dhe Hapësirës.

Kapiteni Sir Tom Moore
Kapiteni Sir Tom Moore, veterani i Luftës së Dytë botërore, që grumbulloi miliona euro për Shërbimet Shëndetësore Britanike gjatë pandemisë, ndërroi jetë nga Covid-19.
Kapiten Tom, fitoi zemrat e britanikëve duke bërë 100 xhiro rreth kopshtit të tij, para ditëlindjes së 100-të. Ai mblodhi më shumë se 32 milionë£ që i dha ia dha më pas shërbimeve shëndetësore britanike. Përpjekjet e tij tërhoqën vëmendjen e Mbretëreshës Elizabeth, e cila e nderoi atë me titullin Kalorës gjatë një ceremonie speciale në Kështjellën e Windsor-it.

Dustin Diamond
Aktori i “The Saved By The Bell” humbi jetën në moshën 44-vjeçare vetëm tre javë pasi u diagnostikua me kancer. Diamond, i cili luajti Samuel "Screech" Powers në komedinë popullore u nda nga jeta në fillim të muajit shkurt në spital.
Menaxheri i tij Roger Paul us hpreh asokohe se "Dustin nuk vuajti. Ai nuk duhej të shtrihej i zhytur në dhimbje. Për këtë ne jemi mirënjohës". Diamond ishte një konkurrent në serinë e 12-të të Celebrity Big Brother në 2013 dhe u dëbua në ditën e 16-të.

Elsa Peretti
Dizajnerja e aksesorëve elegantë, Elsa Peretti ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare. Italiania bëri revolucion në fushën e modës duke u shquar me stilin unik në dizajnimin e bizhuve elegante. Ajo e nisi karrierën gjatë viteve 1960 pasi u transferua nga vendlindja e saj, Italia në Barcelonë, ku u përqafua nga një komunitet artistësh që përfshinte Salvador Dalin.
Më vonë ajo u transferua në New York, ku filloi të krijonte bizhuteri që përfundimisht do t'i dizajnonte ekskluzivisht për Tiffany & Co. Perreti është quajtur "një vizionare e lirë, e fortë dhe e guximshme".

Charlie Watts
Bateristi legjendar anglez Charlie Watts vdiq më 24 gusht në moshën 80-vjeçare. Watts iu bashkua një prej grupeve më të mëdha të rokut, Rolling Stone në fillim të vitit 1963.
Watts mbajti një profil më të ulët se kolegët e tij Stones, por u konsiderua gjerësisht si një nga bateristët më të mirë në histori. Me gjithë suksesin kritik dhe popullor të albumeve, Stones filluan të ndaheshin në vitet 1970 dhe 1980, pasi disa anëtarë u kapën në problemet e drogës dhe alkoolit.
Edhe Watts, një prani e vazhdueshme në skenë, u bë e varur nga heroina në vitet 1980. Ai kishte koleksione të gjera antike dhe makinash, edhe pse nuk dinte t'i drejtonte.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38