Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Lamtumirë edhe Kinës? Berlini vendos në pikëpyetje partneritetin me Pekinin

Kina shtyp ujgurët, mbështet Rusinë në luftën e Ukrainës. Berlini zyrtar do të ridimensionojë marrëdhënien me Pekinin. Problemi është se rivalja sistemor, Kina është partnerja më e rëndësishme ekonomike e Gjermanisë.
Dokumentet që u publikuan ishin shokuese: Pamjet nga provinca Ksinjang tregonin kampe internimi të ruajtura rreptësisht, karrige torture, roje me shkopinj, të burgosur të keqtrajtuar. Në protokolle të funksionarëve të lartë të partisë kërkohet që të qëllohet mbi ata që duan të arratisen. Fjala është për refugjatë ujgurë, që sipas qëndrimit kinez ndodhen në qendra shkollimi profesional dhe nuk janë të burgosur. Hulumtimet e një ekipi ndërkombëtar investigues të mediave provojnë me "dosjet Ksinjang të policisë", se me çfarë brutaliteti e shtyp Kina pakicën myslimane të ujgurëve. Publikimi i tyre bëhet në një kohë, kur flitet shumë për një politikë të jashtme të orientuar nga vlerat. Dhe vërtet dokumentet i kanë dhënë një shtysë të re politikës gjermane në drejtim të Kinës.
Krahas partneritetit të fuqishëm energjitik me Rusinë, Kina ka qenë një shtyllë tjetër e fortë e modelit ekonomik gjerman të dekadave të fundit, dhe që po vihet tani në pikëpyetje, gati përmes të gjithë partive politike. E ngarkuara e qeverisë gjermane për të drejtat e njeriut, Luise Amtsberg kërkon një politikë tjetër ndaj Kinës. Kemi nevojë për një debat për varësinë ekonomike nga shtete, që kanë një bilanc të tillë të tmerrshëm të të drejtave të njeriut, tha politikanja e gjelbër për portalin gjerman, "Redaktionsnetzwerk Deutschland". Politikani i CDU-së, Michael Brand, drejtues i grupit të punës për të drejtat e njeriut në Bundestag është shprehur, se ashtu si po pavarësohemi në çështjen e energjisë nga Rusia, ashtu duhet të bëhemi të pavarur edhe nga marrëdhëniet ekonomike me Kinën.
Afrim dhe distancë
Në nivel qeveritar, kancelari gjerman, Olaf Scholz u shpreh i shqetësuar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos për rritjen e pretendimit për pushtet të Kinës. Natyrisht që Republika Popullore është një "aktor global", tha Scholz. Por aq pak sa rrjedh prej kësaj nevoja për ta izoluar Kinën, po "aq pak rrjedh përtej kësaj edhe pretendimi për hegjemoni kineze në Azi." Ne nuk mund të mos reagojmë, kur shkelen të drejtat e njeriut, siç po ndodh tani në Ksinjang, u shpreh Scholz.
Javën që kaloi ishte ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck që kishte kërkuar më shumë distancë kundrejt Kinës. Republika Popullore është vërtet një partner i madh tregtar, tha Habeck, por ka shumë "probleme relevante" në respektimin e të drejtave të njeriut. "Kjo është lënë mënjanë vite me radhë. Kjo qeveri e ka ndryshuar mënyrën e qasjes ndaj probemeve me Kinën", tha Habeck. "Ne po diversifikohemi më shumë, dhe zvogëlojmë varësinë tonë nga Kina. Respektimi i të drejtave të njeriut ka më shumë peshë."
Për një çerek shekulli marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Kinës ishin marrëdhënie të forta ekonomike. Kjo funksionoi kaq mirë, saqë Kina në vitin 2021 për të gjashtin vit me radhë ishte partneri më i rëndësishëm ekonomik i Gjermanisë. Bizneset në lulëzim shoqëroheshin nga një shkëmbim intensiv bilateral. Kina dhe Gjermania po ashtu kanë zhvilluar një "partneritet të gjerë strategjik", ku të dyja vendet takohen çdo dy vite për konsultime qeveritare, me pjesëmarrje të krerëve të qeverive dhe ministrave.
Partnere, konkurrente, rivale
Por partneriteti gjermano-kinez tregon ndërkohë krisje të dukshme. Marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Europës nga njëra anë e Kinës nga ana tjetër përcaktohen ndërkohë nga partneriteti, por edhe nga konkurrenca dhe rivaliteti i sistemeve. Kohët e fundit ka fituar më shumë peshë rivaliteti. Marrëveshja e koaliconit qeveritar gjerman e përmend këtë, aty ku thuhet se "për të ndjekur vlerat dhe interesat tonë në rivalitetin sistemor me Kinën, kemi nevojë për një strategji të zgjeruar në Gjermani në kuadër të një politike të përbashkët BE-Kinë." Kjo strategji është duke u përpiluar aktualisht në Ministrinë e Jashtme. Hollësi nuk bëhen të ditura, por mund të supozohet, se qëndrimi i Kinës kundrejt Rusisë do të ketë influencë në këtë zhvillimin e kësaj strategjie. Drejtori i Institutit të njohur për politikën ndaj Kinës, Merics, Mikko Huotari kërkoi në fillim të majit që në të ardhmen angazhimi ndaj Kinës të "kalibrohet me masën e mbështetjes që Pekini i jep Putinit". Prioritet sipas tij duhet të ketë reduktimi i atyre varësive që në rast krize do të kufizonin aftësinë strategjike vepruese të Gjermanisë.
Kthesë?
Ishte i dhimbshëm dhe i shtrenjtë zgjimi për varësinë energjitike gjermane ndaj Rusisë. Por mpleksjet ekonomike me Kinën janë shumë më të mëdha dhe intensive. Shkëputja e modelit të ekonomisë gjermane nga Kina duhet të jetë shumë më e vështirë se heqja dorë nga energjia e lirë nga Rusia. Në të njëjtën kohë ngrihen konflikte të reja, sidomos në kthesën energjitike. Psh. në të ardhmen në Gjermani do të duhet që panelet diellorë në çati të prodhojnë më shumë energji ekologjike. Por një lëndë e rëndësishme e këtyre paneleve është polisiciliumi. 40% e prodhimit botëror të kësaj lënde vjen nga Kina, pikërisht nga provinca Ksinjang, atdheu i ujgurëve të shtypur.
Wolfgang Niedermark, drejtor për Azinë në Shoqatën Federale të Industrisë Gjermane, BDI pranon në bisedë me DW, se "sidomos në sektorin e lëndëve minerale ekziston pjesërisht një varësi strategjike dhe e rëndësishme ndaj Kinës". Ai kërkon që të kemi nën kontroll këtë varësi dhe të investojmë në partneritete të tjera. Niedermark thotë se "po mësojmë me luftën në Ukrainë, dhe zbulimet e fundit nga Kina, se në mënyrën e veprimit me autokracitë nuk ka siguri". Por sipas tij edhe në të ardhmen do duhet "të vazhdojmë të bashkëpunojmë ekonomikisht me vende që nuk janë demokraci liberale. Vetëm kështu BE mund të mbetet një aktore globale në shkallë ndërkombëtare dhe e fortë."
Kush është i varur nga kush?
Në të vërtetë është Kina ajo që është shumë më e varur nga tregu europian se Europa. Këtë e thotë Jörg Wuttke, presidenti i Dhomës Europiane të Tregtisë në Kinë. Ai i njeh faktet dhe të dhënat. "Ne eksportojmë përditë mallra në vlerë 600 milionë euro drejt Kinës. Kinezët eksportojnë në ditë mallra në vlerë 1,3 miliardë euro drejt Europës", thotë Wuttke për DW. Por tek investimet është ndryshe. Koncernet e mëdha të automobilëve, sektori kimik, ai i makinerive janë pozicionuar fort në Kinë dhe prodhojnë për Kinën në tregun kinez. Sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë, tërësia e investimeve direkte gjermane në Kinë është 86 miliardë euro. Kaq shumë angazhim e vështirëson shkëputjen. "Do të mbyllim fabrikat tona?" pyet Wuttke. Investimet kineze kanë qenë shumë fitimprurëse vitin e kaluar, sipas ekspertit. "Ky përfitim ka mbështetur kurset e aksioneve në vendin tonë dhe ka krijuar vende pune." Janë miliona vende pune në Gjermani që varen nga investimet kineze.
Por toni nuk ka ndryshuar vetëm në perëndim. "Decoupling" është edhe politikë e Kinës. Sidomos që kur firmat teknologjike kineze duhet të punojnë pa chipat e rëndësishëm për shkak të sanksioneve amerikane. Në mars 2021 Kina në planin e 14-të pesëvjeçar të saj përcaktoi një kurs të qartë të "zvogëlimit të varësisë nga bota dhe në fund të arrihet një masë e madhe e pavarësisë në vend", shkruan Dhoma Europiane e Tregtisë në një dokument të saj për Kinën.
Duket se bota globale po shpërbëhet gjithnjë e më shumë. Vetëm mund të presësh me interes, se çfarë përgjigjesh për strategjinë ndaj Kinës do të gjejë qeveria gjermane./ DW
Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58