Flash News

Bota

Lapsusi i Trump që po bën xhiron e rrjetit: Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë

Lapsusi i Trump që po bën xhiron e rrjetit: Solla paqen mes

Presidenti Donald Trump deklaroi me krenari së fundmi përfundimin e armiqësive midis "Aberbaixhanit" dhe Shqipërisë.

Ai arriti të ngatërronte emrin e një vendi dhe të citonte një tjetër që nuk kishte qenë në të vërtetë i përfshirë në konfliktin në fjalë.

Kuptohet se bëhet fjalë për një lapsus pasi këtë muaj, Trump ndërmjetësoi një marrëveshje paqeje midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, udhëheqësit e të cilëve ai i priti në Shtëpinë e Bardhë për një samit. Të dy vendet kanë kohë që janë në konflikt për rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut të Azerbajxhanit, i cili u nda nga vendi me mbështetjen armene. Azerbajxhani rimori kontrollin e territorit në vitin 2023.

Trump u shfaq në edicionin e së martës të The Mark Levin Show, ku përsëriti pretendimin e tij pa kontekst se kishte përfunduar gjashtë ose shtatë konflikte globale në shtatë muajt e tij të parë në detyrë.

Të fundit