Flash News

Bota

Largohet kompania e parë ndërkombëtare e naftës nga Rusia

Largohet kompania e parë ndërkombëtare e naftës nga Rusia

Larg centralit bërthamor të Zaporizhzhia, pasojat nga lufta vazhdojnë. Firma norvegjeze të energjisë Equinor është bërë kompania e parë ndërkombëtare e naftës dhe gazit që largohet nga Rusia.

Equinor, e cila është përgjegjëse për rreth 70% të prodhimit të naftës dhe gazit të Norvegjisë, tha se kishte përfunduar daljen e saj nga Rusia pasi premtoi në shkurt kur nisi lufta.

Në fillim të kësaj jave, Exxon Mobil Corp njoftoi zyrtarët rusë se do të padiste qeverinë federale nëse Moska nuk e lejonte atë të largohej nga një projekt i madh i naftës dhe gazit, raportoi Wall Street Journal.

Të fundit