Flash News

Bota

Lavrov: Heqja e sanksioneve ndaj Rusisë pjesë kyçe e bisedimeve të paqes

Lavrov: Heqja e sanksioneve ndaj Rusisë pjesë kyçe e bisedimeve

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se heqja e sanksioneve ndaj Rusisë është një pjesë kyçe e negociatave të paqes të vendit të tij me Ukrainën.

"Aktualisht, delegacionet ruse dhe ukrainase po diskutojnë çdo ditë përmes video-konferencës një draft të një traktati të mundshëm," tha Lavrov në komentet për agjencinë zyrtare të lajmeve të Kinës "Xinhua".

"Axhenda e bisedimeve përfshin, ndër të tjera, çështjet e denazifikimit, njohjen e realiteteve të reja gjeopolitike, heqjen e sanksioneve, statusin e gjuhës ruse," tha Lavrov, pa dhënë detaje.

Negociatori i lartë ukrainas Mykhailo Podolyak, megjithatë, mohoi se ky ishte rasti.

Në komentet e postuara nga zyra e Presidentit Volodymyr Zelenskyy, ai tha se "çështja e sanksioneve ndërkombëtare globale kundër Federatës Ruse nuk është diskutuar fare" deri më tani në negociatat ruso-ukrainase.

“I takon të gjithë partnerëve tanë, së bashku me Ukrainën, të vendosin se cilat vendime duhet të merren për sanksionet dhe kur”, tha ai.

Të fundit