Flash News

Bota

Lavrov qetëson botën: Nuk do të marrim në konsideratë armët bërthamore 'në këtë fazë'

Lavrov qetëson botën: Nuk do të marrim në konsideratë

Rusia thotë se nuk do të marrë në konsideratë armët bërthamore 'në këtë fazë'.

Diskutimet janë rikthyer ditët e fundit për mundësinë që Rusia të përdorë armë bërthamore në luftën me Ukrainën.

Më herët, ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Rusi i tha Sky Neës se "nuk do të përjashtonte" mundësinë që Vladimir Putin ta shqyrtojë atë opsion nëse konflikti përshkallëzohet.

Kremlini sot, përmes agjencisë së lajmeve Interfax duke cituar ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov raporton se njofton përdorimin "vetëm të armëve konvencionale", kur u pyet nëse Rusia po konsideronte përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë.

Megjithatë, agjencia shtetërore e lajmeve RIA paraqiti një version më të plotë të komentit që përmbante një ndryshim të rëndësishëm.

"Në këtë fazë, ne po shqyrtojmë opsionin e armëve konvencionale," tha ai, sipas RIA.

 

Të fundit