Flash News

Bota

Le Pen reagon për herë të parë pas dënimit: Bombë bërthamore e hedhur nga sistemi

Le Pen reagon për herë të parë pas dënimit: Bombë

Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka reaguar një ditë pasi u dënua me 4 vjet burg dhe 5 vjet ndalim të kandidimi, nën akuzë për abuzim me fondet e BE-së.

Në reagimin e saj, Le Pen shprehet se nuk do të lejonte që popullit francez t'i vidheshin zgjedhjet presidenciale.

Le Pen e krahasoi vendimin kundër saj me një bombë bërthamore të hedhur mbi të nga sistemi.

“Ne nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, shtoi ajo.

Le Pen gjithashtu fajësoi gjykatat për ndërhyrje në procesin zgjedhor, duke thënë se kjo minon aftësinë e Francës për të mbrojtur demokracinë globalisht.

Të fundit