All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Legalizimi i kanabisit, Berisha: Vret të rinjtë dhe dëmton procesin e integrimit në BE

All - Paragraf - 1

Legalizimi i kanabisit, Berisha: Vret të rinjtë dhe dëmton

Ish-kryeministri Sali Berisha foli për çështjen e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore. Në konferencën që mbajti për mediat, Berisha u shpreh kundër legalizimit të kanabisit.

All - Paragraf - 3

Ai tha se ky është një vendim për legalizimin e krimit, drogës, vrasjeve. Berisha shtoi se legalizimi i kanabisit vret të rinjtë. Berisha foli për këtë çështje edhe si mjek.

“Sot jam këtu për vendimin absolutisht të dëmshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët që Edi Rama po merr për legalizimin e kanabisit. Ky vendim është vendim për legalizimin e krimit, drogës, vrasjeve, drogimin e të rinjve dhe popullatës.

Është vendim për legalizimin e krimit, drogës, vrasjeve, dhe drogimin e të rinjve. Rrënimin e shëndetit fizik dhe mendor si dhe të identitetit të shqiptarëve. Legalizimi i kanabisit është i dëmshëm, vret të rinjtë. Në formimin tim si mjek kam lexuar gjërësisht për kanabisin, jam i vetëdijshëm se vaji i kësaj bime përdoret për lehtësimin e disa rrthanave, ankthit, dhimbjeve dhe të tjerave.

Në këtë kontekst, të dhëna nga mjeku nuk kam ndonjë kundërshti, por studime të gjera të universiteteve më prestigjoze kanë faktuar se kanabis krijon probleme serioze strukturore dhe në procese të trurit. Shfaq psikoza më të rënda”, tha Berisha.

Ky i fundit tha se legalizimi i kanabisit dëmton imazhin e vendit dhe procesin e integrimit në BE.

“Të legalizosh kanabisin në Shqipëri, vend i etiketuar në mënyrë të përsëritur në mediat botërore si Kolumbi e Evropës, apo kanabistan, do të thotë të shkelmosh reputacionin e këtij vendi ta bësh kanabisin simbol të Shqipërisë. Vendimi i tij është një akt shumë i pamenduar, pasi ju garantoj që dëmton dhe palcërisht procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, shtoi ish-kryeministri.

Të fundit