Flash News

Bota

Lehtësimi i masave anti-Covid në MB mund të mos ndodhë, çfarë kanë sugjeruar ekspertët

Lehtësimi i masave anti-Covid në MB mund të mos ndodhë,

Masat anti-covid në Mbretërinë e Bashkuar do të qëndrojnë në fuqi edhe për katër javë të tjera, raporton BBC. Ministrat kanë nënshkruar vendimin për shtyrjen e kufizimeve.

Kjo do të thotë se aktivitetet sportive, lokalet e natës dhe kinematë do vijnë të jenë të mbyllura. Ky lajm pritet të konfirmohet edhe nga kryeministri Boris Johnson në një konferencë shtypi.

Ekspertët britanikë të shëndetësisë kanë sugjeruar që rihapja e vendit të shtyhet, derisa të rritet numri i të vaksinuarëve me të dyja dozat, pasi rastet me variantin Delta, po vazhdojnë të rriten.

Në nivelet aktuale të vaksinimit, gati 16 milion doza të tjera do të jepeshin gjatë katër javëve të ardhshme, nëse kufizimet do të zgjateshin.

Të fundit