Flash News

Bota

Lëkundje të forta tërmeti në Itali, qytetarët dalin të panikosur në rrugë

Lëkundje të forta tërmeti në Itali, qytetarët dalin
Foto Ilustruese

Një tërmet me magnitudë 4.4 u regjistrua mbrëmjen e së martës në zonën e Ragusas, në Siçili. Instituti Kombëtar italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë bëri me dije se thëllësia e tërmetit ishte 30 km.

Deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale, por paniku që është shkaktuar te njërzit ka qenë i madh. Ata kanë dalë në rrugë dhe sheshe.

Sipas dëshmive për mediet italiane ata thanë se, “Ishte një tronditje shumë e fortë dhe e gjatë”, “Dëgjuam një gjëmim të fortë, një tronditje shumë të gjatë, llambadarët po lëviznin, menjëherë kuptuam se ishte një lëkundje dhe instinktivisht e gjetëm veten të gjithë në rrugë”, “Covid të detyron të rrish brenda, por tërmeti të detyron të dalësh jashtë…. dhe presim me ankth”.

Tërmeti u ndje fortë në Sirakuzë, Catania dhe midis Licata (Agrigento) dhe Gelas (Caltanissetta), por edhe në Palermo.

Të fundit