Flash News

Bota

Lëshoi 24 avionë luftarakë, Tajvani akuzon Kinën për provokim

Lëshoi 24 avionë luftarakë, Tajvani akuzon Kinën për

Tajvani akuzoi Kinën për "ngacmim" pasi Pekini dërgoi një total prej 24 avionësh luftarakë në zonën e tij të identifikimit të mbrojtjes ajrore (ADIZ), inkursioni i tretë më i madh në dy vitet e fundit mes tensioneve të rritura midis Pekinit dhe Taipeit.

Avionët e Ushtrisë Çlirimtare të Popullit (PLA), përfshirë bombardues, avionë luftarakë, etj hynë në ADIZ të Tajvanit në dy grupe-një me 19 aeroplanë dhe një grup i dytë prej pesë avionësh që u lëshuan më vonë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Tajvanit disa avionë kinezë, përfshirë bombarduesit H-6, fluturonin rreth pjesës jugore të Tajvanit dhe  me pas drejt lindjes së ishullit.

Inkursionet nuk cenuan hapësirën sovrane të Tajvanit, e cila shtrihet 12 milje detare nga bregu i saj. Administrata Federale e Aviacionit e SHBA përcakton një ADIZ si "një zonë të caktuar të hapësirës ajrore mbi tokë ose ujë brenda së cilës një vend kërkon identifikimin e menjëhershëm, vendndodhjen dhe kontrollin e trafikut ajror të avionëve në interes të sigurisë kombëtare të vendit."

Ndërhyrjet ajrore erdhën një ditë pasi Tajvani zyrtarisht paraqiti një kërkesë për t'u bashkuar me marrëveshjen e tregtisë së lirë të Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse dhe Progresive për Partneritetin Trans-Paqësor (CPTPP).

Ministria e Jashtme e Kinës sinjalizoi kundërshtimin e saj të fortë ndaj aplikimit të Tajvanit. Pekini e sheh Tajvanin si një pjesë të pandashme të territorit të tij - edhe pse Partia Komuniste Kineze nuk ka qeverisur kurrë ishullin demokratik me rreth 24 milion njerëz.

Burimi: CNN

Të fundit