
Flash News
Përplasen dy automjete tek Ura e Tapizës, humb jetën një grua
Mbetën të bllokuar në kanionin e Nivicës, shpëtohen 7 turistë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Të shtëna me armë zjarri te diga e Liqenit në Tiranë
Aksident në Kukës–Krumë, tre të lënduar pas përplasjes së dy makinave
“Liderët e Republika Srpska po minojnë rendin kushtetues”/ Kryediplomatja e BE në Bosnje: Nuk do ta tolerojmë!
Çdo përpjekje për ta ndarë Bosnje e Hercegovinën është e papranueshme, tha të martën në Sarajevë shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
Duke folur gjatë vizitës së saj të parë në Bosnje, Kallas tha se lidershipi i entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska “po e minon rendin kushtetues të vendit dhe po kërcënon të drejtat themelore të njeriut të të gjithë qytetarëve”.
“Ne nuk do të tolerojmë asnjë kërcënim ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe rendit kushtetues të këtij vendi”, tha Kaja Kallas, duke iu drejtuar ushtarëve të EUFOR-it, misionit ushtarak të BE-së në Bosnje, i cili gjithashtu ka mandat ekzekutiv nga Kombet e Bashkuara për të siguruar stabilitetin e vendit përmes përdorimit të forcës.
Liderët e Republikës Sërpska, në veçanti presidenti Millorad Dodik, kritikohen nga qeveri perëndimore se po bëjnë përpjekje për ta ndarë nga Bosnja entitetin serb.
Në mars, Gjykata e Bosnje e Hercegovinës lëshoi fletarrestime kombëtare për Dodikun, kryeministrin Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiq, duke i akuzuar se kanë shkelur rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës me veprimet e tyre.
Që të tre i kanë shpërfillur thirrjet e autoriteteve për t’u paraqitur për marrje në pyetje.
Dodik është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, por Bashkimi Evropian deri më tani nuk ka qenë në gjendje të gjejë gjuhë të përbashkët për sanksione kundër tij, për shkak të kundërshtimit nga anëtarja e saj, Hungaria.
Republika Sërpska e kaloi në mars një draft të kushtetutës së re, e cila do ta përcaktonte këtë entitet si një shtet të popullit serb, do t’i jepte të drejtën për vetëvendosje dhe do ta themelonte ushtrinë e saj.
Kallas kujtoi se BE-ja dërgoi qindra ushtarë shtesë në Bosnje në mars dhe se EUFOR-i mbështet Forca e Armatosur e Bosnjës nëpërmjet trajnimit dhe mbështetjes për çminimin.
“Ne jemi të shqetësuar për këtë vend dhe të ardhmen e tij. Retorika nxitëse dhe përpjekjet për ndarje janë të rrezikshme, të papranueshme dhe përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Bosnjën”, tha Kallas.
Pas takimit me komandantët e EUFOR-it, Kallas është planifikuar të takohet me Presidencën treanëtarëshe të Bosnjës, Zheljko Cvijanoviq, Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq.
Kallas është në një turne në Ballkanin Perëndimor, të cilin e nisi me vizitë në Mal të Zi të hënën dhe para se të mbërrinte në Bosnje qëndroi në Shqipëri të martën paradite.
Në Tiranë, ajo u takua me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Ajo tha se Shqipëria është partnere e fortë e BE-së dhe se si anëtare e NATO-s është plotësisht në linjë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të bllokut.
Në Podgoricë, Kallas u takua me kryeministrin Milojko Spajiq dhe në Cetinje me presidentin malazez Jakov Milatoviq.
Kallas tha në Podgoricë se ishte e shqetësuar për stabilitetin rajonal dhe njoftoi se do të diskutohej gjatë vizitës së saj në Sarajevë. Ajo tha gjithashtu se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është i rëndësishëm.
Gjatë seancave dëgjimore për konfirmimin e saj në postin e shefes të diplomacisë së BE-së, Kallas kishte premtuar që do të punojë që zgjerimi i BE-së të bëhet realitet.
Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – përveç Kosovës – si dhe Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Turqia janë kandidate për anëtarësim në BE.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në bllokun evropian, por aplikimi i saj nuk është shqyrtuar ende.
Ajo nuk ka paralajmëruar vizitë në Kosovë dhe Serbi gjatë turneut të kësaj jave në Ballkan./ REL
Të fundit







Pezullohen lundrimet e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit
17 Prill 2025, 10:45
Shtyhet sërish seanca në GJKKO për dosjen “5D”
17 Prill 2025, 10:33
Shigjeta e Zenonit dhe Shqipëria në BE
17 Prill 2025, 10:21
Ngacmoi se*sualisht nxënëset e mitura, arrestohet mësuesi në Librazhd
17 Prill 2025, 10:07

Akuzat për bashkëpunim me Ramën, Soros refuzon komentet për “Fox News”
17 Prill 2025, 09:45
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
17 Prill 2025, 09:42


Vitin e kaluar u përjashtuan 20 operatorë nga e drejta për të fituar tendera
17 Prill 2025, 09:09
Përplasen dy automjete tek Ura e Tapizës, humb jetën një grua
17 Prill 2025, 09:01
Mbetën të bllokuar në kanionin e Nivicës, shpëtohen 7 turistë
17 Prill 2025, 08:41
Raporti: Shqipëria, i vetmi vend në rajon pa politika industriale
17 Prill 2025, 08:32
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju
17 Prill 2025, 08:17
Temperaturat vijojnë të mbeten të larta, parashikimi i motit për këtë të enjte
17 Prill 2025, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
17 Prill 2025, 07:49



I lë shokut makinën 43 mijë euro për dy javë, ai e shet. Kalvari i gjyqeve
16 Prill 2025, 21:57
Një gëzhojë në vendngjarje dhe një i plagosur, detaje nga të shtënat në Tiranë
16 Prill 2025, 21:34
Çmimet nga Lushnja në Tiranë, më shumë fiton tregtari se sa prodhuesi
16 Prill 2025, 21:31

Berisha: Një gjykatës i ktheu sot Skapit të partisë hetimin për sarajet e Surrelit
16 Prill 2025, 21:08

Të shtëna me armë zjarri te diga e Liqenit në Tiranë
16 Prill 2025, 20:37

Aksident në Kukës–Krumë, tre të lënduar pas përplasjes së dy makinave
16 Prill 2025, 20:25
Turqia mikpritëse e bisedimeve për sigurinë në Detin e Zi
16 Prill 2025, 20:08
Shtyhet për nesër vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës
16 Prill 2025, 20:06
Rrezikuan jetën në një ekspeditë pa guidë, shpëtohen 7 turistë spanjollë në Peshturë
16 Prill 2025, 19:30

Merkuri hyn në Dash më 16 Prill: Si ndikon tek çdo shenjë e horoskopit
16 Prill 2025, 19:13






Belgjika godet sërish “Black Eagle”/ Shqiptari përballet me kërkesë për dënim shtesë
16 Prill 2025, 17:53
“450 shkolla të reja?” - Kur llogaritë elektorale nuk dalin
16 Prill 2025, 17:17

Sondazh/ Cilën parti planifikoni të votoni në 11 maj?
16 Prill 2025, 16:53
Mjekët japin alarmi: Sëmundjet e zemrës po prekin gjithnjë e më shumë të rinjtë
16 Prill 2025, 16:50
E rëndë në Gjermani/ Mjeku akuzohet për vrasjen e 15 pacientëve
16 Prill 2025, 16:30
Sherr me thika në Kurbin, tre persona plagosin një 30-vjeçar
16 Prill 2025, 16:25
Makina përplas zyrtarin e Ministrisë së Jashtme në vijat e bardha
16 Prill 2025, 16:10


Organizonte lojëra fati në lokal përmes celularit, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë
16 Prill 2025, 15:36
Rama vijon sulmet ndaj LaCivita
16 Prill 2025, 15:26
Si ‘ushtari’ i Vis Martinajt dhe dy të tjerë tentuan të eliminojnë Durim Bamin
16 Prill 2025, 15:14

Berisha: Hija e MgGonigal do ta ndjekë Edi Ramën deri ditën e fundit të jetës së tij
16 Prill 2025, 14:59
Eurostat: Inflacioni në mars 2.5% prej çmimeve më të larta të ushqimeve
16 Prill 2025, 14:50
LaCivita: Zhvillimet në Shqipëri ndiqen me vëmendje edhe nga SHBA
16 Prill 2025, 14:39



I ati u plagos me armë, flet djali i Flamur Manes: Familja Dedaj na helmoi pulat
16 Prill 2025, 14:05
Dosja e dytë, GJKKO kalon për gjykim Jorgo Goron
16 Prill 2025, 13:49

Balliu takime me qytetarët në njësinë 3: Qytetarët nuk besojnë më mashtrimet e Ramës
16 Prill 2025, 13:38

Po trafikonin 8 refugjatë egjiptianë dhe algjerianë, kapen 2 sirianë në Kapshticë
16 Prill 2025, 13:22
Kosova përfshihet në listën e vendeve
16 Prill 2025, 13:12
A mund ta shpëtojë botën ndryshimi i mentalitetit?
16 Prill 2025, 13:01
Kërkoi revokim të masës së sigurisë, shtyhet seanca në GJKKO për Veliajn
16 Prill 2025, 12:52
Gjekmarkaj: Qeveria e Ramës zhyti Mirditën në varfëri, thesaret ia dha oligarkëve
16 Prill 2025, 12:40



Berisha takim me shoqatat e turizmit: Ky sektor noton në informalitet!
16 Prill 2025, 11:59
"Janë prodhuar shumë zarfe", Celibashi pranon problematikën e denoncuar nga PD
16 Prill 2025, 11:52
Rama e ekspozoi Mirditën e katedraleve dhe kullave të qëndresës përballë kanabisit
16 Prill 2025, 11:45
Topalli publikon mesazhin e diasporës: 3 vota nga Gjermania kundër regjimit
16 Prill 2025, 11:22
Paraqitet në SPAK, drejtori i Ujësjellësit në Elbasan, Luan Tabaku
16 Prill 2025, 11:11
Arrestohet William Levy, ja për çfarë akuzohet
16 Prill 2025, 11:04

Paloka: Rama po përdor shtetin për të manipuluar zgjedhjet
16 Prill 2025, 10:45

Veliaj kërkon lirinë, zhvillohet sot seanca në Gjykatën e Posaçme
16 Prill 2025, 10:21
Sa u pagua LaCivita? Mediu: Shpenzimet janë transaprente në KQZ
16 Prill 2025, 10:10
Dhunuan agjentët e BKH-së, prangosen dy nipërit e Agron Kapllanajt (EMRAT)
16 Prill 2025, 10:02
Plagosje me armë në Lushnje
16 Prill 2025, 09:45
Njerëzit që kanë inteligjencë të ulët emocionale shpesh përdorin katër shprehje
16 Prill 2025, 09:35
Bashkëshortja e mikut të Veliajt paraqitet në SPAK
16 Prill 2025, 09:23


Këmbimi valutor, 16 prill 2025
16 Prill 2025, 08:52


Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju
16 Prill 2025, 08:19