
Flash News
Starton sot Giro D’Italia, ja akset rrugore që bllokohen në Tiranë nga ora 13:00-18:00
Kush është Papa i ri?
Papa Leo i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
"Liria funksionon", PD përshëndet qëndrimin e DASH: E drejta vonoi, por u kthye në vend
Lideri suprem i Iranit hedh poshtë mundësinë e bisedimeve bërthamore me SHBA-në
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ngulur këmbë se bisedimet nuk do t’i shtjellonin problemet e Iranit.
Ditë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, foli për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin.
“E vërteta që ne duhet ta kuptojmë është se bisedimet me Amerikën nuk kanë ndikim në zgjidhjen e problemeve të vendit”, tha Khamenei të premten gjatë një fjalimi vjetor para oficerëve të Forcave Ajrore të Iranit.
Lideri suprem, i cili pyetet për të gjitha çështjet shtetërore, nguli këmbë se nuk do të ishte “mençuri, apo ndershmëri” të bisedosh me Uashingtonin.
Ai e tha këtë pavarësisht se zyrtarët iranianë prej muajsh kanë lënë të kuptohet se Teherani është i hapur për bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump.
Vetë Trump ka bërë thirrje për një marrëveshje të re bërthamore me Iranin, duke thënë se dëshiron që Irani të “rritet dhe të përparojë paqësisht” përderisa nuk zotëron armë bërthamore.
Presidenti republikan më 4 shkurt riktheu fushatën e "presionit maksimal" ndaj Iranit, e cila ishte gur themel i politikës së tij ndaj republikës islamike gjatë mandatit të parë, megjithëse Trump tha gjithashtu se dëshiron ta fillojë punën për një "marrëveshje të verifikuar për paqe bërthamore".
Në vitin 2018, Trump i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga një marrëveshje historike bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore. Ai gjithashtu rivendosi sanksionet që ishin hequr sipas kushteve të asaj marrëveshjeje.
Khamenei e përmendi tërheqjen e Trumpit nga marrëveshja bërthamore si dëshmi se "bisedimet me Amerikën janë të kota".
Komentet e liderit iranian kanë shkaktuar reagime në rrjetet sociale, me disa që thonë se deklaratat e tij përjashtojnë mundësinë e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara.
Të tjerë argumentojnë se ai nuk ka vendosur ndalesë formale ndaj bisedimeve me Trumpin dhe se fjalët e tij nuk duhen merren si të mirëqena.
Saktësisht 12 vjet më parë, gjatë një fjalimi në vitin 2013 drejtuar oficerëve të forcave ajrore, Khamenei deklaroi se "bisedimet me Amerikën nuk do t’i zgjidhin problemet".
Derisa ai po mbante fjalimin, zyrtarët iranianë dhe amerikanë po përgatiteshin për një rund tjetër bisedimesh sekrete, të cilat më vonë hapën rrugën për bisedimet që çuan në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015./ REL
Të fundit


Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
9 Maj 2025, 07:22
Mot i paqëndrueshëm, mesdita sjell reshje shiu
9 Maj 2025, 07:01
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Maj 2025, 06:45

Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin
8 Maj 2025, 22:49

Davidi rimposht Goliatin
8 Maj 2025, 22:15

Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK
8 Maj 2025, 21:55
Kush është Papa i ri?
8 Maj 2025, 21:48
Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika
8 Maj 2025, 21:33


LaCivita në Lezhë: Shqiptarët do ta pushojnë Edi Ramën nga puna
8 Maj 2025, 21:11


Berisha: LaCivita na zgjodhi ne sepse ai beson tek programi i Reganit
8 Maj 2025, 20:48










Mediu foto me LaCivitta në Tiranë: Për Shqipërinë Madhështore
8 Maj 2025, 18:40
Burimi: Vendimi i DASH një fitore personale e Berishës
8 Maj 2025, 18:30
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
8 Maj 2025, 18:14
Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke cuar?
8 Maj 2025, 18:02
LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë
8 Maj 2025, 18:02







Analiza e BIRN: Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme
8 Maj 2025, 16:04

PD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnë ndryshim përmes veprave
8 Maj 2025, 15:40


Kontrata me PD e Chris LaCivita, Berisha: 100% korrekte dhe e pastër
8 Maj 2025, 15:11

“Këto janë ditët kulmore”, Berisha tregon kur do të udhëtoj në SHBA
8 Maj 2025, 14:45





Foto/ Cilët janë 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës të arrestuar në Dubai?
8 Maj 2025, 13:37






Tym i zi del nga Kapela Sistine, Vatikani ende pa Papë
8 Maj 2025, 12:26





Ekstradohet në Shqipëri, Davide Pecorrelli
8 Maj 2025, 11:29


Gjin Gjoni: Non Grata ra, Rama të bëhet gati të shkojë tek McGonigal
8 Maj 2025, 11:01

Shembja e masivit të kromit, ende asnjë gjurmë nga 29-vjeçari
8 Maj 2025, 10:40
Shpërthen në flakë automjeti te Komuna e Parisit
8 Maj 2025, 10:25
I dha tokë babait dhe kushëririt, Basir Çollaku denoncon kandidatin e PS
8 Maj 2025, 10:16



Nesër “Giro d’Italia 2025”, ja akset që duhet të shmangni në Tiranë
8 Maj 2025, 09:23
Krimet Zgjedhore/ Agjentët e BKH dhe Policia kontrolle në Shkodër
8 Maj 2025, 09:19
Arrestohen në Dubai 3 bashkëpunëtorë të Talo Çelës
8 Maj 2025, 09:02
Miu në kthetrat e bufit, Chris LaCivita i përgjigjet drejtpërdrejt Ramës
8 Maj 2025, 08:45
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Maj 2025, 08:30
BIRN: Krimi i organizuar, ‘partia e padukshme’ e zgjedhjeve në Durrës
8 Maj 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Maj 2025, 08:08
Vranësira dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti gjatë ditës
8 Maj 2025, 07:52
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Maj 2025, 07:40


Rama sulmon Bardhin: Fieri s’mund të përfaqësohet nga gazi i botës
7 Maj 2025, 22:36



BE i bën thirrje Izraelit të heqë bllokadën humanitare në Gaza
7 Maj 2025, 21:42





