Flash News

Bota

Liderja e opozitës: Qeveria bjelloruse po përdor emigrantët për të shantazhuar Evropën

Liderja e opozitës: Qeveria bjelloruse po përdor emigrantët

Qeveria bjelloruse po përdor emigrantët për të shantazhuar Evropën, sipas lideres së opozitës, Sviatlana Tsikhanouskaya. Në një intervistë për Euronews, ajo shpjegoi sesi autoritetet bjelloruse po bëjnë presion mbi kufijtë evropianë.

"Të gjithë ato grupe njerëzish që vijnë në kufi, po vijnë me njerëz të KGB (polici sekrete). Ato ndiqen nga njerëz nga sistemi. Kjo është arsyeja pse ata janë 'grupe të organizuara'", tha Tsikhanouskaya.

"Sigurisht, është një pyetje e vështirë për Evropën se çfarë të bëjë me ata njerëz, sepse këta emigrantë janë gjithashtu peng të sistemit. Ata nuk janë fajtorë që u bënë viktima të këtij regjimi. Por ju nuk duhet të lejoni që regjimi të shantazhojë Evropën me emigrantët”, shtoi liderja e opozitës.

Presidenti Aleksandër Lukashenko po planifikon një referendum kushtetues që kërkon të legjitimojë një rishpërndarje të kompetencave dhe të krijojë një organ të ri drejtues të quajtur Asambleja Popullore e Bjellorusisë. Por opozita e Bjellorusisë ka thënë se nuk do ta njohë rezultatin.

Të fundit