Flash News

Bota

Lidhjet e djalit të George Soros me administratën e Biden, Fox News: Takime të shpeshta dhe financime miliona dollarëshe

Lidhjet e djalit të George Soros me administratën e Biden, Fox News:

Alex Soros, djali i miliardierit George Soros, ka ndërtuar në heshtje “tunelin” e tij në Shtëpinë e Bardhë të Joe Biden, teksa shihet shpesh në takime me politikanë demokratë të profilit të lartë dhe mbulon kauzat liberale me miliona dollarë.

Ndërsa i ati i tij ka mbajtur shpesh një profil më të ulët teksa ushtronte ndikimin e tij përmes donacioneve politike dhe financimit të kauzave të majta me rrjetin e tij, Alex Soros mburret hapur për lidhjet me politikanët botërorë.

Sipas “Fox News”, Alex ka vizituar Shtëpinë e Bardhë gjashtë herë që kur Biden mori detyrën. Vizitat shtrihen nga tetori 2021 deri në dhjetor 2022 dhe përfshijnë takime me nivelet e larta të administratës Biden.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi për “Fox News” se dy nga vizitat ishin me Ron Klain, shefin e stafit të Biden. Ai ishte gjithashtu në listën e të ftuarve për darkën shtetërore luksoze për nder të presidentit francez Emmanuel Macron dhe gruas së tij, Brigitte.

Nw Instagramin e tij, Alex ka publikuar dhjetwra fotografi me demokratët kryesorë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit. Dy nga demokratët që u shfaqën më shumë ishin udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer i Nju Jorkut, me të paktën nëntë takime dhe kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi me të paktën tetë vizita.

Zyrat e Pelosit dhe Schumer nuk iu përgjigjën kwrkesws sw “Fox News” pwr njw koment lidhur me kwto takime. Përveç Schumer dhe Pelosi, Alex postoi tre fotografi me ish-Presidentin Obama, ku përfshiheshin dy mbledhje fondesh që ai organizoi në shtëpinë e tij në qytetin e Nju Jorkut për Komitetin e Rindarjes Demokratike Kombëtare (NDRC), ku shfaqej Obama në 2018 dhe 2019.

Fotografia e tretë është bërë në nëntor 2022 në Forumin e Demokracisë të Fondacionit Obama. Demokratë të tjerë të fotografuar në Instagramin e Alex përfshijnë Sekretarin e Transportit Pete Buttigieg, Prokurorin e Përgjithshëm të Minesotës Keith Ellison, përfaqësuesin Ro Khanna nga Kalifornia dhe Ilhan Omar nga Minesota, kandidatin e dështuar për guvernator të Teksasit Beto O'Rourke dhe senatori Raphael Warnock nga Georgia.

Që nga zgjedhjet e vitit 2018, Alex derdhi të paktën 5.7 milionë dollarë në arkat politike federale, tregojnë të dhënat. Gjatë kësaj kohe, kontributi i tij më i rëndësishëm ishte 2 milionë dollarë për PAC-në e shumicës së Senatit të lidhur me Schumer.

Alex hodhi më shumë se 700,000 dollarë në fondin e fitores sw Biden në vitin 2020, duke e vendosur atë në mesin e donatorëve kryesorë të tij. Ai ka shtyrë qindra mijëra para shtesë për Fondin e Fitores Nancy Pelosi, Komitetin Kombëtar Demokratik dhe Komitetin Demokratik të Fushatës së Kongresit (DCCC).

Për më tepër, dhjetëra mijëra të tjerë shkuan në partitë demokratike shtetërore dhe fushata individuale, shumë prej të cilave ishin kontribute maksimale, tregojnë dosjet. Alex është aktualisht në ekipin drejtues të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, duke shërbyer si zëvendëskryetar.

Organizatat jofitimprurëse në rrjet janë kombinuar për të dhënë më shumë se 32 miliardë dollarë në mbarë botën gjatë viteve, sipas faqes së saj të internetit, duke përfshirë shuma të mëdha për organizatat jofitimprurëse të së majtës ekstreme dhe përpjekjet progresive në Shtetet e Bashkuara.

Të fundit