Flash News

Bota

Ligjvënësit republikanë propozojnë 17.6 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Izraelin, lënë jashtë Ukrainën

Ligjvënësit republikanë propozojnë 17.6 miliardë

Ligjvënësit republikanë do të propozojnë një paketë ndihmash ushtarake prej 17.6 miliardë dollarësh për Izraelin dhe për plotësimin e arsenalit amerikan, por që përjashton ndihmën e mëtejshme për Ukrainën.

Ky propozim nxjerr në pah sfidat me të cilat përballen mbështetësit e një projektbuxheti gjithëpërfshirës për sigurinë kombëtare, ku do të duhet të përfshihen edhe miliarda dollarë për zbatimin e ligjeve të emigracionit.

Ky projektligj i jep mundësinë kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe ligjvënësve republikanë për të treguar mbështetje për Izraelin, megjithëse ka pak shanse që të miratohet nga Senati. Ndërkaq, teksti i një kompromisi më të gjerë në Senat pritej të publikohej këtë fundjavë dhe një votim i rëndësishëm pritej të mbahej gjatë javës që vjen për këtë paketë tjetër.

Zoti Johnson tha se drejtuesit e Senatit janë të ndërgjegjshëm se duke mos përfshirë Dhomën e Përfaqësuesve në negociatat e tyre, kanë eliminuar kështu mundësinë e një shqyrtimi të shpejtë të legjislacionit të propozuar.

Të fundit