Flash News

Bota

Lihet në arrest shtëpie gazetari kritik i qeverisë bjelloruse dhe partnerja e tij ruse; u arrestuan në avionin Ryanair

Lihet në arrest shtëpie gazetari kritik i qeverisë bjelloruse dhe
Roman Protasevich dhe partnerja e tij

Roman Protasevich, gazetari kritik i qeverisë bjelloruse, që u arrestua më 23 maj është lënë në arrest shtepie. Kështu raportojnë mediat e huaja, ndërsa shtojnë se lajmi është konfirmuar nga i atij i Protasevich.

Kujtojmë që arrestimi i tij solli reagime të ashpëra nga perëndimi, i cili kërkoi lirimin e tij dhe i vendosi sanksione Bjellorusisë.

Bjellorusia detyroi uljen e avionit Ryanair në Minsk me arsyetimin se kishte defekt teknik, vetëm që të arrestonte disidentin.

E dashura e tij, shtetasja ruse Sofia Sapega, u arrestua bashkë me të dhe gjithashtu është zhvendosur në arrest shtëpiak, thanë prindërit e saj.

Mbi gazetarin 26-vjeçar rëndojnë akuzat si organizues i trazirave masive, për të cilat ai mund të dënohet me deri në 15 vjet burg.

Të fundit