Flash News

Bota

Lija e majmunit/ Pritet të vendoset nëse do të shpallet emergjenca, OBSH: Epiqendra është Europa

Lija e majmunit/ Pritet të vendoset nëse do të shpallet

Europa mbetet në "epiqendrën" e një shpërthimi global të lisë së majmunëve, tha zyra rajonale evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Janë 25 vende në rajon që kanë raportuar më shumë se 1500 raste, 85% të totalit global, bëri me dije OBSH.

"Përmasat e këtij shpërthimi përbën një rrezik real; sa më gjatë të qarkullojë virusi, aq më shumë do të zgjerojë shtrirjen e tij dhe aq më e fortë do të bëhet baza e sëmundjes në vendet jo-endemike," tha drejtori rajonal për Evropën, Hans Kluge.

Ai u bëri thirrje pacientëve me raste të dyshuara ose të konfirmuara që të izolohen. Kluge bëri thirrje kundër stigmatizimit të popullatave të caktuara, duke thënë se virusi nuk ishte "i lidhur me ndonjë grup specifik".

Ai gjithashtu theksoi se ka "sasi të kufizuara vaksinash dhe antivirale për linë e majmunëve dhe të dhëna të kufizuara për përdorimin e tyre".

"Vaksinimi masiv nuk rekomandohet ose nevojitet në këtë kohë," tha Kluge, duke u kërkuar vendeve që të mos përdorin një qasje "Unë së pari".

"Unë u kërkoj qeverive të trajtojnë linë e majmunëve pa përsëritur gabimet e pandemisë dhe duke mbajtur barazinë në zemër të gjithçkaje që bëjmë”, u shpreh Kluge.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka quajtur shpërthimin global "të pazakontë dhe shqetësues". Ata do të vendosin javën e ardhshme nëse do ta shpallin shpërthimin një emergjencë globale shëndetësore.

Të fundit