Flash News

Bota

Lirohen 7 pengjet e para izraelite nga Hamasi

Lirohen 7 pengjet e para izraelite nga Hamasi

Mediat izraelite po raportojnë janë liruar shtatë pengjet e para zraelite nga Hamasi dhe i janë dorëzuar trupave të IDF në Rripin e Gazës.

Hamasi i dorëzoi shtatë pengjet, të quajtura Matan Angrest, vëllezërit Gali dhe Ziv Berman, Alon Ohel, Eitan Mor, Omri Miran dhe Guy Gilboa-Dalal, Kryqit të Kuq në Qytetin e Gazës.

Pengjet do të shoqërohen jashtë Rripit nga forcat speciale izraelite në një strukturë ushtarake pranë komunitetit kufitar të Re'im për një kontroll fillestar dhe për t'u takuar me familjet e tyre.

13 pengjet e tjera të gjalla do të lirohen më vonë këtë mëngjes nga zona të ndryshme të Gazës.

Pengjet e liruar:

Eitan Mor

Gali Berman

Ziv Berman

Matan Angrest

Omri Miran

Alon Ohel

Guy Gilboa-Dalal

Të fundit