Flash News

Bota

'Lista e zezë'/ 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të korruptuar në rrjetën e SHBA

'Lista e zezë'/ 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar shpalljen 'non-grata' për të tjerë politikanë dhe ish-politikanë. Lajmin e ka konfirmuar Sekretari i Shtetit, Antony Blinken me një postim në Twitter.  

Blinken shkruan se në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, SHBA-ja po vendos sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të korruptuar.

"Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Së bashku, ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë", shkruan Blinken në Twitter.

Sot i Dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka vizituar Tiranën për herë të parë nga marrrja e detyrës së tij. Escobar zhvilloi një takim me kreun e demokratëve, Lulzim Basha, ministren e Jashtme Olta Xhaçka, ndërsa aktualisht është duke zhvilluar takimin me kryeministrin Edi Rama.

Të fundit