Flash News

Bota

Liz Cheney, ‘armikja’ e Trump humb zgjedhjet në Wyoming

Liz Cheney, ‘armikja’ e Trump humb zgjedhjet në Wyoming

Votuesit në shtetin amerikan të Wyoming kanë rrëzuar kongresmenen Liz Cheney në zgjedhjet paraprake, një kritike e rrallë republikane e ish-presidentit Donald Trump.

Harriet Hageman, e re në karrierën politike, arriti të mposhtë Cheney-n, thotë BBC. Kjo e fundit ishte një nga dy anëtarët e vetëm të partisë së saj që iu bashkua komitetit të Kongresit që hetonte përpjekjet e zotit Trump për t'u kapur në pushtet.

Kongresmenja me tre mandate ishte dikur një yll republikan në rritje.

Duke pranuar humbjen, Cheney sinjalizoi se ky ishte fillimi i një kapitulli të ri të karrierës së saj politike. "Puna jonë nuk ka përfunduar," i tha ajo një grupi mbështetësish të saj.

Të 10 republikanët që votuan për shkarkimin e Trump pasi mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kapitolit të SHBA në janar të vitit të kaluar janë shënjestruar në një fushatë hakmarrjeje në tokën e djegur.

Deri më tani, katër kanë dalë në pension dhe tani katër janë mundur nga kandidatët e tij të zgjedhur në votimet paraprake në shtetet e Wyoming, Uashington, Michigan dhe Karolinën e Jugut.

Të fundit