Flash News

Bota

Liz Truss dha dorëheqjen, Rishi Sunak zgjidhet kryeministri i ri i Britanisë

Liz Truss dha dorëheqjen, Rishi Sunak zgjidhet kryeministri i ri i

Rishi Sunak, do të jetë kryeministër i ri pasi Penny Mordaunt hoqi dorë nga gara.

 Sunak do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Britanisë pasi fitoi garën për të udhëhequr Partinë Konservatore, duke i dhënë atij detyrën për të drejtuar një vend thellësisht të ndarë pas një rënieje ekonomike që do të lërë më të varfër miliona njerëz, shkruan Reuters

 Ai arriti të siguronte mbështetjen publike më të madhe dhe votat e më shumë se 100 deputetëve.

Sunak, një nga politikanët më të pasur në Westminster dhe që do të jetë lideri i parë me ngjyrë i vendit, do t'i kërkohet të formojë një qeveri nga Mbreti Charles, duke zëvendësuar Liz Truss, udhëheqësen në largim, e cila qëndroi vetëm 44 ditë në detyrë para se të jepte dorëheqjen.

Po ashtu, rivali i tij, ish-kryeministri Boris Johnson, u tërhoq nga gara duke thënë se nuk mund ta bashkonte më partinë.

 Sunak, 42-vjeçari ish-ministër i financave, bëhet kryeministri i tretë i Britanisë në më pak se dy muaj, i ngarkuar me rivendosjen e stabilitetit në një vend që po lëkundet nga vitet e trazirave politike dhe ekonomike.

Të fundit