Flash News

Bota

Liz Truss apo Rishi Sunak, kush do të jetë pasuesi i Boris Johnson

Liz Truss apo Rishi Sunak, kush do të jetë pasuesi i Boris Johnson

Rishi Sunak dhe Liz Truss janë dy kandidatët e vetëm në garën për kryeministrin e ardhshëm të Britanisë së Madhe.

Ish-ministri i Financave dhe Sekretarja e Jashtme do të jenë përballë njëri-tjetrin në garën përfundimtare për të fituar postin e kryeministrit, raporton Al Jazeera. Të dy fituan votën e deputetëve konseveratorë duke u bërë kështu të vetmit kandidatë në garën për lidership.

Sunak ka udhëhequr në të gjitha raundet e votimit mes ligjvënësve konservatorë, por është Truss ajo që duket se ka fituar deri tani avantazhin midis 200,000 anëtarëve të partisë qeverisëse që në fund do të zgjedhë fituesin.

Njëmbëdhjetë kandidatë fillimisht parashtruan emrat e tyre, por në votimin e pestë dhe të fundit të ligjvënësve konservatorë të mërkurën, ministrja e Tregtisë Penny Mordaunt u eliminua. Sunak fitoi 137 vota, kundrejt 113 të Truss dhe 105 të Mordaunt.

Johnson u detyrua të jepte dorëheqjen këtë muaj pasi humbi mbështetjen e ligjvënësve të tij pas muajsh skandalesh, duke përfshirë shkeljet e rregullave të bllokimit të pandemisë COVID-19.

Të fundit