Flash News

Bota

Liz Truss ose Rishi Sunak, sot shpallet kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar

Liz Truss ose Rishi Sunak, sot shpallet kryeministri i ri i Mbretërisë

Sot mësohet se kush do të jetë pasardhësi i Boris Johnson si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar mes Liz Truss ose Rishi Sunak. Në mesditë njëri prej tyre do të emërohet lideri i ardhshëm konservator, rrjedhimisht edhe kryeministër.

Kryeministri i ri do të vijë në pushtet teksa ekonomia është në rënie dhe inflacioni në nivelin më të lartë të 40 viteve.

Johnson u detyrua të largohej në korrik pas një revolte ministrore për një varg skandalesh, pak më shumë se dy vjet e gjysmë pasi udhëhoqi konservatorët drejt një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet e 2019-ës.

Burimi: BBC

Të fundit