Flash News

Bota

‘Luciferi’ thyen rekordin, i nxehti sfidues në Itali arrin kulmin

‘Luciferi’ thyen rekordin, i nxehti sfidues në Itali arrin

Rekordi evropian për temperaturën më të lartë ndonjëherë është thyer sot në Itali. Në Floridia, në provincën e Sirakuzës, në orën 2 pasdite termometrat regjistruan 48.8 gradë celsius.

Sipas mediave italiane, qyteti sicilian sfidoi rekordin e vendosur në 1999 në Catenanuova, provinca e Enna, kur temperatura ishte 48.5 gradë.

"Nëse të dhënat vërtetohen, pas analizave të duhura, ato mund të bëhen vlera më e lartë e regjistruar në kontinentin evropian”, tha meteorologu Manuel Mazzoleni.

Temperaturat e shënuara sot në Itali kanë thyer rekordin e mëparshëm prej 48 ° C të matur në Athinë më 10 korrik 1977, madje tejkaluan rekordin prej 48.5 ° C të vendosur nga një stacion jozyrtar në Catenanuova në gusht 1999.

Ndërkohë, qytetet e shënuara me pikën e kuqe të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila tregonte nivelin maksimal të rrezikut për vapën, po rriten dita ditës. 10 qytetet me pikën e kuqe të enjten janë Bari, Bolonja, Campobasso, Frosinone, Latina, Palermo, Perugia, Rieti, Roma dhe Trieste.

Zjarret në zona të ndryshme të provincës së Reggio Calabria. Në Grotteria një burrë humbi jetën ndërsa përpiqej të shuante flakët

Kulmi i valës së nxehtësisë do të arrihet të premten  e ardhshme me 15 qytete të etiketuar me ngjyrë të kuqe, niveli më i lartë i rrezikut për shëndetin për nxehtësinë e treguar nga buletini i Ministrisë së Shëndetësisë të valës së nxehtësisë.

 

Të fundit