
Flash News
KQZ: Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00, më e ulët se në 2021
Nusja voton përpara se të shkojë në dasmë në Elbasan: Demokracia para ceremonisë
E paprecedentë! 101 vjeçarja në Fier nuk lejohet të votojë
Denoncon Korreshi: Njerëz të armatosur po intimidojnë qytetarët në qendrat e votimit në Lushnje
Denoncon Luan Baçi: Një kuti votimi ka ardhur me 500 fletë votimi mangët
“Lufta e Putin të mbetet dështim strategjik”, Blinken siguron Kongresin: Fondet për Ukrainën do të zgjasin gjithë vitin
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka siguruar anëtarët e Kongresit se miliarda dollarët e destinuar dhe të miratuar për ndihmë ndaj Ukrainës janë të mjaftueshme dhe se do të duhej të zgjasin për pjesën më të madhe të vitit 2023.
Kongresi miratoi një projektligj në dhjetor të vitit të kaluar, që përfshinte 45 miliardë dollarë ndihmë urgjente për Ukrainën.
Blinken, duke dëshmuar më 23 mars para nën-komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për ndarjet buxhetore, nuk tha saktësisht se kur administrata mund të kishte nevojë të kërkonte më shumë fonde, por tha se financimi i fundit “e mbulon pjesën më të madhe të këtij viti”.
Seanca dëgjimore u fokusua në kërkesën buxhetore të Departamentit të Shtetit për vitin fiskal 2024, e cila është 11 për qind më shumë krahasuar me vitin aktual fiskal.
Disa ligjvënës republikanë kanë vënë në dyshim sasinë e parave të dërguara në Kiev, duke pasur parasysh deficitet buxhetore dhe biseda për shkurtime në programet e brendshme të SHBA.
“Buxheti do të mbështesë sigurinë tonë, mbështetjen tonë ekonomike, energjetike dhe humanitare për Ukrainën, në mënyrë që të sigurohemi që lufta e presidentit [Vladimir] Putin të mbetet një dështim strategjik”, u tha Blinken anëtarëve të komitetit.
Blinken i tha gjithashtu nënkomitetit se ishin marrë masa për të siguruar që paratë e dërguara në Ukrainë të shpenzoheshin siç duhet.
“I kam 45 persona në ambasadën tonë në Ukrainë, puna e të cilëve është të mbikëqyrin shpenzimet e këtyre parave”, tha Blinken.
Ai gjithashtu adresoi shqetësimet se Shtetet e Bashkuara po mbajnë barrë të madhe.
Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë 32 miliardë dollarë ndihmë për siguri për Ukrainën, ndërsa vendet e tjera kanë dhënë 22 miliardë dollarë, tha Blinken. Uashingtoni ka dhënë rreth 15.5 miliardë dollarë mbështetje ekonomike, ndërsa vendet e tjera kanë dërguar 24 miliardë dollarë, shtoi ai.
Ndarja e ndihmës humanitare është 2 miliardë dollarë të dërguar nga Uashingtoni dhe 3.5 miliardë dollarë të dërguar nga vendet e tjera.
“Ne kemi një shpërndarje reale të barrës kur bëhet fjalë për Ukrainën”, tha ai, duke vënë në dukje gjithashtu se vendet evropiane kanë pranuar rreth 8 milionë refugjatë.
Blinken, gjatë dëshmisë se tij hodhi poshtë perspektivat afatshkurtër për bisedimet për paqe mes Moskës dhe Kievit, duke thënë se Rusia nuk është serioze dhe se do të përdorë një armëpushim vetëm për të rifurnizuar dhe riarmatosur forcat e saj.
Megjithatë, ai pranoi se forcat ukrainase nuk do të jenë në gjendje të rifitojnë të gjithë territorin e tyre në fushëbetejë.
“Unë mendoj se do të ketë një territor në Ukrainë për të cilin ukrainasit janë të vendosur të luftojnë në terren; dhe mund të ketë territor që ata vendosin se do të duhet të përpiqen ta rikthejnë në mënyra të tjera”, tha Blinken.
Ai e bëri këtë koment në përgjigje të një pyetjeje nga Përfaqësuesi Chris Steëart (republican nga Uta), i cili pyeti nëse Shtetet e Bashkuara mbështesin qëllimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të rimarrë Krimenë.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë kanë refuzuar të njohin aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga Moska në vitin 2014.
Blinken theksoi se vendimet për Krimenë “duhet të jenë vendime ukrainase për atë që duan të jetë e ardhmja e tyre…për sa i përket sovranitetit, integritetit territorial, pavarësisë së vendit”./REL/
Të fundit







E paprecedentë! 101 vjeçarja në Fier nuk lejohet të votojë
11 Maj 2025, 12:15




Shqipëria voton, sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 11:00
11 Maj 2025, 11:30


Edi Rama voton në Surrel: Të presim çfarë do të thotë populli
11 Maj 2025, 10:57
Denoncon Luan Baçi: Një kuti votimi ka ardhur me 500 fletë votimi mangët
11 Maj 2025, 10:50


I shoqëruar nga familja, Berisha voton në QV-në e shkollës “Kosova”
11 Maj 2025, 10:26

Skandal në Petrelë/ Gjeten në rrugë një tufë kartash ID të qytetarëve
11 Maj 2025, 10:09





Socialistët blenë vota, Policia arreston bashkëshortin e kandidates së PD
11 Maj 2025, 09:16
Ervin Salianji voton në burgun e Fierit: Votoni që të shëroni Shqipërinë
11 Maj 2025, 09:05

Votuesja fotografoi votën në Elbasan, kapet në flagrancë nga komisionerët
11 Maj 2025, 08:46
Iu gjetën listë me emra, policia arreston dy persona në Rrëshen
11 Maj 2025, 08:37
Giro d’Italia në Vlorë, Policia publikon listën e rrugëve të bllokuara
11 Maj 2025, 08:33
100-vjeçari voton në Tiranë: Kam hedhur votë që në vitin 1946
11 Maj 2025, 08:17
Probleme me pajisjen biometrike në Tiranë, qytetarët nuk mund të votojnë
11 Maj 2025, 08:13


Shqiptarët zgjedhin parlamentin e ri, Berisha: A jeni gati njisha?
11 Maj 2025, 07:54

Procesi i votimeve nis me probleme teknike edhe në Berat e Lezhë
11 Maj 2025, 07:41





India akuzon Pakistanin për ‘shkelje’ pas marrëveshjes së armëpushimit
10 Maj 2025, 20:51
11 Maji/ Dy prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH zbarkojnë në Fier
10 Maj 2025, 20:29


Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!
10 Maj 2025, 19:33

Foto/ Në shkelje të Kodit Zgjedhor, posterat e PS shfaqen në QV në Tiranë
10 Maj 2025, 18:57



Incident në Giro d’Italia, qytetari përplaset nga çiklisti
10 Maj 2025, 17:38
Një parkim sa një shtëpi, biznesi “i artë” në Tiranë
10 Maj 2025, 17:18



Berisha falënderon mbështetësit: Sot jemi më të bashkuar se kurrë
10 Maj 2025, 15:55
Mandati i katërt: Një luks që Shqipëria nuk mund ta përballojë
10 Maj 2025, 15:36
Si të votoni nesër në zgjedhjet parlamentare?
10 Maj 2025, 15:24

Rama apo Berisha, kush e fitoi betejën e audiencës në dy ekranet e mëdha
10 Maj 2025, 14:51







Pse PS kërkon zgjatjen e orarit të votimit në Vlorë deri në orën 22.00?
10 Maj 2025, 11:55




Këmbimi valutor, 10 maj 2025
10 Maj 2025, 10:16
Sa ju kushton parkimi me orë në kryeqytet?
10 Maj 2025, 09:59

SHBA-të nuk mund ta injorojnë më Shqipërinë
10 Maj 2025, 09:17


Dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, rrugët që do bllokohen në Tiranë
10 Maj 2025, 08:51

Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
10 Maj 2025, 08:18
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Maj 2025, 07:59

Mbyllja e mitingjeve/ Kush mori më shumë klikime, Rama apo Berisha
9 Maj 2025, 22:44
LaCivita flet për herë të parë nëse Berisha do të udhëtojë me të në SHBA
9 Maj 2025, 22:16









